Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk ka pezullim të lobimit për njohje të shtetit të Kosovës, është vlerësuar në Beograd si “shuplakë ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për rifillim të dialogut”.
Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, ka shkruar se ndalimi i dyanshëm i fushatave ka qenë parakusht për vazhdim të dialogut.
Në Zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë i kanë thënë jozyrtarisht Tanjugut se për deklaratën e Hotit, përkatësisht për situatën e re, nesër do të deklarohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Deklaratën e Hotit serbët e vlerësojnë goditje në themelet e dialogut.