×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi serioz i ujësjellësit të Prishtinës

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ndonëse javëve të fundit në Kosovë moti është jostabil dhe me reshje shiu, kjo nuk ka ndikuar aspak në rritjen e nivelit në ujit në dy liqenet.

    E as këtë vit banorët nuk do të “shpëtojnë” nga reduktimet e ashpërta të ujit.

    Kështu ka thënë për IndeksOnline, UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina” Sokol Xhafa.

    Ai ka thënë se situate momentale është e rënduar dhe në nivele kritike.

    Madje, Xhafa paralajmëroi se do të ketë inspektime të rrepta për kosumatorët që keqpërdorin ujin.

    “Sasia e ujit në akumulim nuk garanton vazhdueshmëri të furnizimit me ujë 24 orë. Shpërndarja është duke u bërë normale për të gjithë konsumatorët, por fatkeqësisht si rëndom konsumatorët (disa prej tyre) nuk mirëkuptojnë dhe keqpërdorin ujin. Ne bashkëpunim me Komunat, respektivisht inspektoratet komunale, shumë shpejt do fillojnë inspektime shtesë në terren me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet”, tha ai.

    Xhafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezervat.

    Sipas tij, reduktimet do të jenë në masë të madhe mirëpo mungesa e ujit do të vërehet gjatë natës.

    “Reduktimet e ujit do të fillojnë shumë shpejt, me qëllim që të ruajmë rezervat e pakta në akumulime. Reduktimet do të fillojnë në masë më të madhe nga 01.07.2020, por prapëseprapë do të jenë në orar të natës, atëherë kur kërkesa për ujë është minimale dhe nevojat po ashtu janë më të vogla”, u shpreh ai.

    Sipas të dhënave, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.15 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 10.55 metra nën kuotën maksimale.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ka dështuar raportimi i drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti. Deputetët e VV-së e lëshuan mbledhjen derisa po raportonte Ajeti. E para mediave...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me zëvendës drejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Spanjën Juglindore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshme që kanë ndodhur atje. 51 personave raportohet se...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Është raportuar për djegien e serverëve të administratës në komunën e Podujevës. Ky shqetësim u ngrit nga aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi...
    Lajme30 Tetor 2024
    Është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në Prizren. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull...
    Lajme30 Tetor 2024
    2 mijë e 258 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur pesë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 100-të, i cili mban kodin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, që është cilësuar si një nga projektet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.