×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paralajmërimi për shtrenjtim energjisë, reagon opozita dhe bizneset

    FrontOnline
    07 Shkurt 2023

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.

    Kryetari i Bordit të  ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha sot se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave, shkruan Front Online.

    Por, nuk ka treguar se sa mund te ketë rritje.

    Lidhur me këtë paralajmërim për Front Online, kanë folur deputetë të opozitës dhe përfaqësues të bizneseve.

     

    Bunjaku-Rexhepi: Qytetarëve nuk iu ka mbetë të jetojnë në Kosovë

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se qytetarëve të Kosovës më nuk iu ka mbetur të jetojnë në këtë vend.

     “Realisht qytetarëve më s’iu ka mbetë me jetua në Kosovë, duke e pas parasysh rritjen e inflacionit, duke pas parasysh që pagat nuk kanë pas rritje dhe nëse edhe njëherë rritet çmimi i energjisë elektrike sinqerisht nuk e di se si do të jetojnë qytetarët në Republikën tonë”, ka thënë ajo për Front Online.

    E, pyetur se cilat do të jenë format e kundërshtimit të tyre si LDK-së në rast se ndodhë kjo, ajo ka deklaruar se do ta kundërshtojnë këtë, por pa treguar se si, pasi që ende nuk është marrë asnjë vendim rreth kësaj.

    “Në rast se ndodhë rritja e çmimit ne si LDK kemi me ngrit zërin në parlamentin e  Kosovës, kemi më ngrit zërin në media dhe po besoj që qytetarët po vetëdijesohen që Qeveria Kurti absolutisht nuk e ka hallin e qytetarëve. Ne si deputet aq sa jemi si opozitë po mundohemi me i mbrojt qytetarët dhe mos me leju që kryeministri Kurti me i bë këto padrejtësi që po i bën karshi qytetarëve duke pas parasysh inflacionin dhe pagat e ulëta. Ne do ta kundërshtojmë me gjithë formën dhe mënyrën që ne e kemi”, është shprehur deputetja Bunjaku-Rexhepi.

    Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë sot në komision se në rast se ndodhë rritja e çmimit të energjisë atëherë nga kjo do të pësojnë më së shumti qytetarët.

    “Nëse shkoni të rritja e energjisë nuk e di se si do t’ia dalin qytetarët tanë”, ka thënë Lekaj.

    Front Online, për këtë çështje ka provuar të marrë përgjigje edhe në PDK, por në këtë parti nuk iu janë përgjigjur thirrjeve telefonike të portalit.

     

    Piraj: Më mirë çmimi më i lartë i energjisë, sesa mungesa e saj

    Burim Piraj, pronar i kompanisë “MEKA Hallall Food”, deklaron se nëse ndodhë rritja e çmimit dhe ka mungesë të energjisë atëherë kjo do të ndikonte keq tek bizneset.

    “Nëse ndodhë që të rritet çmimi, dhe të ketë ndërprerje të energjisë atëherë ajo do të ndikojë tepër keq”, ka thënë ai, për Front Online.

    Por, thotë se më shumë problem u shkakton ndërprerja e energjisë sesa ngritja e çmimit.

    “Neve më shumë na bën problem kur ka mungesë të energjisë elektrike sesa ngritja e çmimit, sepse energjia e fituar me gjenerator është shumë e shtrenjtë dhe ka hargjime të paparashikueshme, ndërsa kur energjia është stabile edhe me pas çmimin pak më të lartë është e arsyeshme sepse çmimet e energjisë në botë kanë lëviz. Edhe pse ndoshta do të ndikon në rritjen e kostos së produkteve ,edhe mund të ketë efekt në ngritjen e çmimeve por prapë se prapë një furnizim i rregullt qoftë edhe me një çmim pak më të lartë është shumë më i mirëpritur sesa mungesat e energjisë”, është shprehur Piraj.

     

    Palushi: Nëse rritet çmimi i energjisë bizneset prodhuese do të kenë vështirësi

    Që bizneset prodhuese do të kenë vështirësi në rast se rritet çmimi e thotë, Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”.

    “Sigurisht se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike mundet me i vështirësua bizneset në radhë të parë ato prodhuese, por po ashtu ne jemi të vetëdijshëm nëpër rrethanat në të cilat po kalon edhe vendi për shkak të vështirësive në prodhim të energjisë elektrike, por ajo që vazhdon të mos jetë e pranueshme është ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike e sidomos tek ne ato janë të përditshme dhe kjo rritje më e lartë e kostos së prodhimit vjen nga mungesa e energjisë elektrike dhe jo ndoshta nga çmimi i saj”, ka pohuar Palushi.

    Ai tregon edhe vështirësitë që mund të paraqiten.

    “Sigurisht që paraqet vështirësi, e ul marzhën e fitimit, por ne prapë se prapë do të bëjmë përpjekje maksimale që të mos ketë ngritje të çmimeve të produkteve sidomos në këtë periudhë në të cilën po kalojnë qytetarët. Por shpresojmë që kjo ngritje e çmimit të energjisë elektrike nuk do të jetë shumë e lartë por ndoshta do të jetë minimale”, ka thënë ndër të tjera Palushi.

    Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt të këtij viti nuk ka arritur që të vazhdojë masat emergjente në furnizimin e energjisë si pasojë e mungesës së kuorumit.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.