×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i OBSH-së: Më e keqja nuk ka ardhur ende!

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    “Më e keqja e pandemisë së koronavirusit mund të mos ketë ardhur ende”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjashtë muaj pasi shpërthimi nisi.

    Shefi i OBSH-së tha se virusi mund të infektojë shumë më tepër njerëz nëse qeveritë nuk do të fillojnë të implementojnë politikat e duhura. Mesazhi i tij ndërkohë mbetet: testoni, gjurmoni, izoloni dhe karantinoni. Më shumë se 10 milionë raste janë regjistruar në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq në kinë, në fund të vitit të kaluar.

    Numri i pacientëve që kanë humbur jetën ndërkohë ka kapërcyer 500 mijë. Gjysma e rasteve globale janë regjistruar në SHBA dhe Evropë, por Covid-19 po rritet shpejt në kontinentet amerikane. Virusi po prek po ashtu edhe Azinë Jugore dhe Afrikën, ku nuk pritet të arrijë kulmin deri në fund të korrikut. Shefi i OBSH-së tha ndërkohë se të gjithë duan që pandemia të përfundojë dhe t’i rikthehen jetës normale.

    “Por realiteti i vështirë është se ne as nuk i jemi afruar fundit. Edhe pse shumë vende kanë bërë progres”, thotë ai “në shkallë globale pandemia po përshpejtohet.Me më shumë se 10 milionë raste dhe mbi gjysmë milioni viktima, nëse ne nuk adresojmë problemet e identifikuara, nëse mbetemi të ndarë dhe jo solidarë, atëherë më e keqja na pret përpara”.

    Ai i kërkoi më shumë qeverive të ndiqnin shembujt e Gjermanisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, që i mbajtën shpërthimet e tyre nën kontroll përmes politikave që përfshinin testime rigoroze dhe gjurmime.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.