×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimet e SHBA’së për sanksione ndaj Serbisë për armatimin rus, reagon Ivica Daçiq

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Edhe përkundër kritikave të mëdha të marra gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, vazhdon me propagandën e tij dhe pretendimet për heqje të njohjeve për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Dacic ka thënë se në fund të këtij viti pritet që katër deri në pesë shtete të tërheqin njohjen për Republikën e Kosovës, shkruan Danas.

    Përveç kësaj shefi i diplomacisë serbe i është përgjigjur edhe deklaratave të emisarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, rreth mundësisë së vendosjes së sanksioneve për Serbinë, pas sasive të mëdha të armatimit të rëndë që po merr nga Rusia e Vladimir Putinit.

    Daçiq ka thënë se nuk është e nevojshme që të vendosen sanksione pasi sipas tij e dinë se çfarë armatimi është i lejueshëm e çfarë jo.

    “Ne nuk jemi budallenj që të mos e dimë se çfarë lejohet”, është shprehur Dacic.

    Lidhur me armatosjen e Serbisë nga Rusia ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se shteti serb duhet të ndalë një çmenduri të tillë para se të bëhet vonë.

    “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me...
    Lajme21 Mars 2025
    Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.