×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.

    “Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Osmani për media në Prishtinë.

    Njohësit e çështjeve politike kanë thënë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.

    Posti i presidentit të Kosovës është kryesisht ceremonial, por luan rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandant i forcave të armatosura.

    Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane tha se, në rast se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re me ndonjë nga partitë opozitare shqiptare, atëherë çështja e postit të presidentit të Kosovës do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.

    Osmani e mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

    Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.

    Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës nuk mund t’i mbajë më shumë se dy mandate.

    Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej.

    Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve. Berisha ka thënë se nuk është...
    Lajme18 Prill 2025
    “Ajo është nesër, a po?” – tha shkurt Kurti, duke mos u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve, nëse i kanë votat...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”. Ai...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Malishevë. Kjo pasi që ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj një grua. “I dyshuari pas intervistimit urdhër...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte penguar një zyrtar policor në kryerje të detyrës. Policia bën të...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur një një takim Vasfije Krasniqin. I pari i Prishtinës u shpreh se Vasfija...
    Vip18 Prill 2025
    Reperi i njohur, Fero i është rikthyer muzikës, duke publikuar dje këngën “A pe sheh”. Duket se kjo këngë është pëlqyer nga...
    Kronika18 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Gjakovë. Sipas raportit policor, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj. Rasti po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.