Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.
Bëhet e ditur se paralajmërimet portokalli janë lëshuar për pjesë të Spanjës jugperëndimore – zona rreth Seviljes poshtë drejt Gjibraltarit.
Paralajmërimet e fundit vijnë vetëm dy javë pasi përmbytjet në Valencia dhe pjesë të tjera të vendit vranë më shumë se 200 njerëz, shkruan skynews.
Në Malaga u ndërprenë të gjitha shërbimet e trenave. Disa fluturime tani kanë rifilluar pas ndërprerjeve fillestare.
Siç raportohet, shërbimet e urgjencës në provincë kanë zhvendosur 3,000 njerëz nga shtëpitë e rrezikuara nga përmbytjet pranë lumit Guadalhorce në perëndim të qytetit.
Ndryshe, moti i pafavorshëm mund të çojë në humbje totale prej më shumë se 4 miliardë euro, sipas agjencisë së vlerësimit Morningstar DBRS.