×
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim për dy qytetarë që e rrahën me shkop bejsbolli një person

    FrontOnline
    06 Korrik 2021

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim për të caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për dy personave nga që e rrahën me shkop të bejsbollit një person.

    Sipas njoftimit rasti ka ndodhur më 02 korrik 2021, në fshatin Senik, Komuna e Malishevës,  pas një mosmarrëveshje paraprake mes dy të dyshuarve U.L., dhe F.M., dhe të dëmtuarit D. Sh.

    “Të njëjtit, përderisa ishin në një restorant, i dëmtuari është larguar me automjetin e tij, dy të pandehurit e kanë ndjekur me automjetin e tyre, dhe pasi kanë arritur pikërisht tek varrezat e fshatit i dalin para duke ia bllokuar rrugën, dhe pastaj dalin nga automjeti duke e goditur atë me shkop bejbolli  , dhe grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit. Kështu, të dëmtuarit  i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore,  i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Gjakovë, 06 korrik 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë,  për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve, U. L, dhe F.M., me dyshimin e bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.3, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 02 korrik 2021, në fshatin Senik, Komuna e Malishevës,  pas një mosmarrëveshje paraprake mes dy të dyshuarve U.L., dhe F.M., dhe të dëmtuarit D. Sh.

    Të njëjtit, përderisa ishin në një restorant, i dëmtuari është larguar me automjetin e tij, dy të pandehurit e kanë ndjekur me automjetin e tyre, dhe pasi kanë arritur pikërisht tek varrezat e fshatit i dalin para duke ia bllokuar rrugën, dhe pastaj dalin nga automjeti duke e goditur atë me shkop bejbolli  , dhe grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit. Kështu, të dëmtuarit  i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore,  i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

    Prokurori i rastit  ndaj të pandehurve U. L, dhe F.M., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 05 korrik 2021.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ashpër pas akuzave të deputetit Armend Muja kundër Blerim Isufajt, kryeprokurorit të Speciales. KPK-ja në një...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkatërruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.