×
  • Kronika
  • Kronika

    Para me fajde në Tiranë, arrestohet i riu nga Kosova

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Një tjetër i hetuar i akuzës ka pranuar përpara gjykatës përfshirjen në skemën e marrjes së parave me përqindje, thënë ndryshe para me fajde.

    30 vjeçari Qerim K. i tha gjyqtares së masave te sigurimit personal Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.

    I arrestuar menjëherë pasi hyri në Shqipëri, 30 vjeçari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.

    Duke përfshirë edhe përqindjet ky borxh sipas tij i shkoi 135 mijë euro.

    ‘I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia’- shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.

    Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi.

    Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste.

    ‘Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare’ – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku e kishte bërë bllok në telefon.

    Qerim Krasniqi përsërit nga ana e tij se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk. Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde dhe po vlerësohet nga akuza.

    Me gjithë pretendimet e parave me fajde deri më tani janë nën hetim vetëm 5 dosje për fajdet, një proces I cili është I ndaluar nga ligji në vendin tonë. Në njërën prej çështjeve i akuzuar Ferdinand Rushi, nën akuzë për vrasje është vendosur gjithashtu nën hetim pasuror me argumentin dhe indiciet se policia kishte të dhëna që ai ishte përfshirë në dhënien e parave me fajde.

    Rasti më i bujshëm i hetimit të borxheve me përqindje është ai i Shkodrës, mbasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani denoncoi rënien në grackë të dy djemve të tij që morën me fajde me 20 përqind interes një borxh dhe që më pas, ata u kërcënuan familjarisht./Top Channel

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...
    Kronika08 Tetor 2024
    Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.