Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor 2012, është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.
Takimi ndërmjet tyre u bë me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.
Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim ishin pajtuar që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të vazhdoj.
Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton u cilësua një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.
Me këtë rast ish-kryeministri Thaçi theksoi se ky proces, patjetër që do e përshpejtojë integrimin e dy shteteve në BE dhe do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.