Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Rubio përmes një shkrimi në rrjetin X është shprehur i nderuar për besimin që Trump ia dha atij për pozitën e Sekretarit të Shtetit.
Ai shtoi se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, do të sjellin paqen përmes forcës dhe do të vendosin gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër
“Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Pres me padurim të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, shkroi Rubio.
Leading the U.S. Department of State is a tremendous responsibility and I am honored by the trust President Trump has placed in me. As Secretary of State, I will work every day to carry out his foreign policy agenda. Under the leadership of President Trump we will deliver peace…
— Marco Rubio (@marcorubio) November 13, 2024