×
  • Opinione
  • Opinione

    Paqe me erë baroti!

    Xhevdet Pozhari
    06 Mars 2024

    Jetojmë në kohë turbullirash globale kur nuk e dimë çka do na sjellë e nesërmja, përpos që padyshim presim ajo të jetë më e keqe se e sotmja. Jetojmë pra në kohë kur të keqen e sotme e mbulon e keqja më e madhe e së nesërmes dhe kur është me rëndësi që të veprosh ‘alla ballkançe’, por duke menduar  globalisht.

    Dhe kur jemi te të vepruarit dhe të së mundshmes që do mund të sjellë e nesërmja, pa dyshim se jetojmë në kohë kur kjo botë ndjehet si e lodhur nga vetvetja dhe se si e tillë, nuk mund më të shkojë përpara udhës që ka ecur dekada me radhë, pra se ka nevojë për një rirreshtim mes atyre që i përcaktojnë rregullat e lojërave globale.

    Jetojmë edhe në kohë luftërash, kohë kur të gjithë ndërtojnë paqe duke u armatosur, pra kur paqes i vjen era baroti dhe kur thuajse të gjithë bëhen gati për luftën e pashmangshme që na pret. Dhe nga të gjitha këto lufta që zhvillohen në shumë pjesë të botës dhe që përhapen nga dita në ditë, si duket ajo e Ukrainës do jetë përcaktuese për rendin e ri botëror.

    Dhe kuptohet, ai rend i ri dhe këto turbullira nuk do mund ta shmangin Ballkanin. Jo vetëm që nuk do e shmangin, por do mund të ndodh që, si shumë herë më parë, në këto hapësira të zhvillohen betejat që do e përcaktojnë peshën e lojtarëve më të rëndësishëm të planetit.

    Andaj ne shqiptarët do duhet të veprojmë si gjithë të tjerët: të kontribuojmë në ndërtimin e paqes, por duke e ditur se kemi fqinjë, si për shembull Serbinë,  që armatosen. Gjithashtu duke mos harruar se duhet forcuar miqësitë e vjetra me popujt ballkanas, si ato me kroatët e bullgarët.

    Po, ne jetojmë në kohë të turbullta, të cilat mund të sjellin zhvendosje të mëdha edhe në Ballkan si dhe në trojet shqiptare. Zhvendosje që do e dëshmojnë të vërtetën se në këto hapësira çdo gjë ndryshon, por jo edhe tendencat serbe që banorët e Ballkanit të kenë vetëm një qendër ku do vendoset fati i tyre – Beogradin.

    Në të vërtet Ballkani ka qenë dhe ka mbete si det i valëzuar ku shtrëngata i kanë shtyrë popujt e këtushëm andej e këndej, për çka flet e shkuara e mbetur sa në librat e historisë poaq edhe nëpër  udhe përshkrimet e të huajve që i kanë vizituar këto troje.

    Ka ndodhur pra që pas përfundimit të trazirave botërore, vendbanimet e këtushme, si për shembull Manastiri, Ohri, Prespa,,, të kenë krejt fytyrë tjetër etnike nga ajo që kanë pasur gjatë Perandorisë Osmane, e të cilën fytyrë etnike aq bukur e kanë përshkruar Evlija Çelebiu e Martin Liku duke theksuar se kanë qenë të banuar nga shumica shqiptarët dhe mëhallët bullgare e vllahe, por që pas luftërave të mëvonshme ato thuajse plotësisht të deshqiptarizohen e të sërbizohen.

    Andaj gjithmonë duhet të ndërmendim  çka ka ndodhur në të shkuarën, veçanërisht gjatë luftërave botërore dhe pushtimit serb të Kosovës dhe Maqedonisë së Vardarit, pushtim që u kishte sjellë shumë vuajtje komuniteteve etnike në këto vise dhe që kishte një projekt nga i cili siç duket nuk ka heq dorë as sot e kësaj dite: shfarosjen e plotë të shqiptarëve nëpërmjet të gjenocidit dhe shpërnguljes dhe serbizimin e bullgarëve.

    Mbase ky projekt serb i ka nxitur shqiptarët dhe bullgarët të bashkëpunojnë mes veti  dhe të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes së bashkëkombësve të tyre në këto hapësira. Pra i ka nxitur Sofjen dhe Tirana që edhe kur kanë qenë të izoluara nga të tjerët në këtë rajon e në Evropë, ato të përpiqen t’i koordinojnë politikat e tyre lidhur me mbrojtjen e interesave kombëtare.

    Ndër të tjerat këtë e dëshmon aktiviteti i kolonive shqiptare në Sofje në dekadat e fundit të shekullit të XІX, përfaqësuesit e të cilave kishin luajtur një rol tepër të rëndësishëm në të gjitha aspektet e Rilindjes Kombëtare shqiptare, me çka Bullgaria dhe sidomos kryeqyteti i saj kanë vazhduar të ishin qendër tërheqëse për emigracionin shqiptar.

    Ndërkohë duhet theksuar se Ballkani dhe problemet e tij të brendshëm gjithmonë janë keqpërdorur nga ‘punëtoria’ e luftërave – nga Serbia. Si e tillë, ajo gjithmonë ka ditur ta destabilizojë këtë hapësirë dhe të mos i lejoj shtetet tjera rreth saj të stabilizohen dhe të konsolidohen.

    Serbia i ka keqpërdor edhe problemet e brendshme të Bullgarisë e Shqipërisë gjatë viteve të 20-ta dhe 30-ta të shekullit të XX kur Bullgaria ishte në luftë civile midis forcave djathtiste dhe majtiste, ndërsa Shqipëria përballej me turbullira të brendshme ku nuk mungonin as përplasje të armatosura mes grupeve të ndryshme.

    Dhe asokohe vendet e tjera të ballkanike, dhe mbi të gjitha Jugosllavia dhe Greqia, vepronin në koordinim të plotë për bllokimin e bashkëpunimit të shqiptarëve me popujt tjerë të Ballkanit, e kryesish me atë kroat e bullgar.

    Duhet rikujtuar këto ngjarje nga e shkuara ne do zbulojmë se shpeshherë e sotmja e Ballkanit i ngjanë të djeshmes. Pra do shohim se këtu thuajse çdo gjë përsëritet dhe luftërat ndërpriten vetëm sa ta marrin veten forcat e konfrontuara dhe sa për ta rifreskuar urrejtjen ndaj popujve tjerë.

    Duhet ndërmendur të shkuarën veçanërisht sot kur shtohet forcat luftënxitëse dhe financuesit e së keqes, forcat që e dinë se vetëm kur ndizet Ballkani, digjet e tërë Evropa.

    Dhe nuk ka dyshim se ndërtuesit e paqes nëpërmjet nxitjes së luftërave, do  bëjnë çmos që t’i ripërtërijnë luftërat e ndërprera ballkaniket, veçanërisht ato shqiptari-serbe dhe serbo-bullgare. Gjë që duhet të na bëjë të sillemi siç u ka hije paqedashësve të rrethuar nga luftënxitësit, pra paqedashësve që jetojnë në kohë kur paqja është në duart e financuesve dhe nxitësve të luftës.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.