×
  • Lajme
  • Lajme

    Paqartësi për shtyerje të konkursit për kryeshef të Trepçës, Morina: Kërkesat e minatorëve nuk janë plotësuar, pritet të hyjnë në grevë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    Me 29 nentor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutivë të ndërrmarjes “Trepca”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer për pesë ditë. Ata që hoqën dorë nga konkursi në momentin e fundit hedhin dyshime për shtyrje. Menaxhmenti e bordi heshtin, GLPS thotë se konkursi është i jashtligjshëm

    Norma për konkurs duket se ishte realizuar por kjo nuk mjaftoi që menaxhmenti i ndërrmarjes “Trepca”, konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërrmarje ta shtyente edhe për pesë ditë të tjera.

    Në njoftimin publik, thuhet se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete, ky konkurs duhet të shtyhet.

    Dyshime për këtë shtyrje të afatit prej pesë ditësh po hedh Gazmend Morina, që në momentin e  fundit hoqi dorë për këtë pozit.

    “Për shkak se konkursi është vazhduar, kjo po tregon që mund të ketë pazare të ndryshme për pozitën e kryeshefit. Kërkesat e punëtorëve minatorë nuk janë plotësuar, punëtorët do të hyjnë në grevë prapë sipas të gjitha gjasave.” – ka thënë Gazmend Morina.

    Të paknaqur jo vetëm me këtë por edhe më atë se marrëveshja e arritur nuk po zbatohet, janë minatorët.

    “Nuk është zbatu as një pik deri tash, përjashtim të pikës dy që është hapja e konkursit të menaxherit që ka një zvarritje edhe aty. Paga nuk është realize deri në fund të nëntorit dhe jemi afër afatit për pagën e nëntorit dhe mbesim të shohim se si do të shkoj”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepcës”.

    E shtyrjen e afatit të aplikimit për përzgjedhjen kryeshefit të ri e kanë kërkuar Organizatat Joqeveritare.

    Sipas GLPS-së ekzistojnë tri shkeljet që janë gjetur me të filluar ky konkurs.

    “Shkelja e parë është kandidatëve ju është kërkuar dokumente që nuk janë në hetime e jo dukmentin që nuk janë të denuar fare, pastaj nuk është kërkuar niveli i shkollimit por janë cekur vetëm drejtimet. Paqartësia e tretë ka të bëjë që në konkurs preferohetë që kandidatët të kenë punuar në ndërrmarje të medha”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.

    Konkursi për kryeshef ekzekutiv ishte hapur më 13 nentor të këtij viti, derisa ashtu siç mëson Dukagjini deri me datën 29 ku ishte parapa të jetë dita e fundit e konkursit, kishin aplikuar mbi 10 persona./RTV Dukagjini

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.