×
  • Lajme
  • Lajme

    Papunësia në Kosovë më e ulët se në BE/ VV-ja i beson statistikave, opozita thotë se është rrenë

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, sipas të cilit Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon.

    Siç citon VV-ja mesatarja e papunësisë në Kosovë është 4%, për 2 për qind më e ulët se mesatarja në Bashkimin Evropian.

    “Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë  Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%. Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ndërsa, ndryshe nga statistikat e VV-së, thuhet në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

    Në raportin e ASK-së për vitin 2023 thuhet se papunësia e Kosovës qëndron në një nivel prej 10.7%.

    Deputeti Thaçi: Unë i besoj statistikave të prezantuara nga VV-ja lidhur me papunësinë në Kosovë

    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, potencoi  arritjen e qeverisjes aktuale në formalizimin e punësimit në Kosovë. Ai njoftoi se shumë qytetarë që punonin të pa deklaruar, tani janë regjistruar në Administratën Tatimore, duke kontribuar në uljen e papunësisë.

    “Ajo që është shumë e rëndësishme gjatë kësaj qeverisje fakti se është formalizuar punësimi në masë të madhe është formalizuar sepse njerëzit kanë punuar të pa deklaruar në administratën tatimore të Kosovës”, tha Thaçi për FrontOnline.

    Thaçi theksoi besimin në statistikat e ofruara nga VV, duke nënvizuar se, përkundër progresit, ka ende potencial për rritje të punësimit. Ai e vlerësoi rënien e papunësisë si një sukses të rëndësishëm dhe shprehu angazhimin për të vazhduar përpjekjet në këtë drejtim.

    “Sigurisht që ka rritje të punësimit. Unë i besoj statistikave që i ka dhënë Vetëvendosja, sepse me të vërtetë ka ende vend për  të punuar në këtë vend, mirëpo papunësia është zvogëluar në masë të madhe por megjithatë unë prapë po e them se me qeverinë Kurti është formalizuar punësimi i punëtoreve”, deklaroi deputeti Thaçi.

     

    Deputeti i VV-së: Është rritur ekonomia, është ulur papunësia, Qeveria “Kurti” ka punuar më së shumti

    Deputeti i VV-së, Gramos  Agusholli, është deklaruar për FrontOnline lidhur me statistikat e papunësisë që i ka prezantuar VV-ja dhe është shprehur se diferencat në statistikat e papunësisë  mes postimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të ASK-së, mund të pasqyrojnë ndryshime në metodologjinë e matjes, apo në interpretimin e sektorëve formal dhe in formal të ekonomisë. Ai nënvizoi se, sipas të dhënave zyrtare, mbi 20 mijë qytetarë janë punësuar falë masave të ndërmarra nga Qeveria.

    “Unë mendoj se diferenca mes këtyre shifrave mund të jetë për shkak të ndryshimeve në metodologjinë e përdorur për matjen e papunësisë ose interpretimit të sektorit formal dhe in formal të ekonomisë. Duke dashur të qëndroj objektiv, është fakt se sipas të dhënave zyrtare, mbi 20 mijë qytetarë janë punësuar falë masave të ndërmarra nga Qeveria, si iniciativa Superpuna, mbështetja financiare për punësimin e grave, përkrahja për të rinjtë, dhe subvencionet e shumta “, tha Agusholli.

    Agusholli gjithsesi tha se ka ende nevojë për përmirësime për të adresuar sfidat e emigrimit të të rinjve dhe pagave të ulëta. Ai vlerësoi se, përkundër këtyre sfidave, Qeveria ka arritur rezultate të dukshme në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e situatës ekonomike dhe u shpreh se  është punuar më shumë se në qeveritë e kaluara

    “Megjithatë, mbetet pyetja: A janë këto shifra të mjaftueshme dhe a mund të ishte bërë më shumë? Natyrisht që po. Por me sfidat me të cilat është përballur vendi ynë, si emigrimin e të rinjve dhe pagat e ulëta, konsideroj se është punuar më shumë se në qeveritë e kaluara”, përfundoi Agusholli.

    Ganimete Musliu: Albin Kurtit dhe kabineti të tij qeveritar edhe nëse thonë se bora është e bardhë më nuk i beson askush

    Ndryshe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur për FrontOnline  Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila akuzon Kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij për manipulim të statistikave dhe për mosrealizimin e premtimeve ndaj qytetarëve. Musliu thotë se, pavarësisht deklaratave optimiste, askush nuk beson më në to, duke e cilësuar Kurtin si demagog dhe mashtrues.

    “Albin Kurtit dhe kabineti të tij qeveritar edhe nëse thonë se bora është e bardhë më si beson askush. Aq shumë kanë rrejt e kanë mashtruar aq shumë kanë manipuluar me shifra e kanë bërë propagandë aq shumë kanë abuzuar me pushtetin sa që nuk ka qytetarë në Kosovë që se ka kuptuar mashtrimin e tij e që i beson”, deklaron Musliu.

    Ajo thekson se rritja e papunësisë dhe varfërisë është evidente, me 350 mijë familje që po përballen me pasiguri financiare dhe kushte jetese të vështira. Musliu nënvizon se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur ndjeshëm, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë për qytetarët.

    “ Po ashtu e vërteta është se në rrafshin e mirëqenies së qytetarëve, ka thellim në varfëri, dhe shtim i numrit të të varfërve. Ka rritje të paprecedent të çmimeve në të gjitha produktet e shërbimet dhe ka inflacion rrënues në produktet themelore për jetesë. 350 mijë familje kosovare sot jetojnë më keq ekonomikisht, janë më të pasigurta financiarisht dhe më të cenueshme nga kostoja e jetesës”, thotë Musliu

    Ajo gjithashtu kritikon favorizimin e familjarëve dhe militantëve të qeverisë për punësim, duke sugjeruar se shumica e popullsisë është lënë jashtë mundësive për punë. Musliu përfundon duke shprehur shpresën se pas 100 ditëve, qytetarët do t’i japin një përgjigje të qartë qeverisë për ato që e quan manipulim dhe abuzim me pushtetin.

    “Familjarët, dostat, e militantët e Albinit e qeverisë se tij janë punësuar për ndryshe e vetmja gjë që ka shënuar rritje në Kosovë është; zhgënjimi, dhe numri i qytetarëve që e lëshojnë Kosovën, Por e mira është se pak më shumë se 100 ditë kanë mbetur  dhe ky demagog klasik, mashtrues e manipulant do të merr atë qe meriton nga qytetarët”, përfundon Musliu.

     

    Deputetja e AAK-së: Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet të  gënjejë pa u skuqë e pa e menduar dy herë

    Albana Bytyqi, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  në një prononcim për Front Online   kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për deklaratat e saj mbi nivelin e papunësisë në Kosovë. Ajo e quajti të papranueshme që një parti të gënjejë publikisht, duke cituar një papunësi prej 4%, ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një normë prej 10.7% për vitin 2023.

    “Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet me pas këtë guxim që më gënjye pa u skuq e pa e mendu dy herë se çka po thotë e deklaron”, tha Bytyqi.

    Ajo e quajti këtë një ofendim të rëndë për qytetarët, duke theksuar se manipulimi i shifrave e pengon përpjekjen për një kuptim të qartë të situatës ekonomike.

    “Është shumë ofenduese për qytetarët që duke publikuar shifra të tilla, i bën të gjithë injorantë, që nuk dinë e kuptojnë gjë, dhe nuk e kanë sensin e vërtetë të realitetit në të cilin jetojnë. Kjo është shumë e rëndë dhe jo veç një manipulim i shifrave që aspak nuk janë tregues real”, u shpreh Bytyqi.

    Në përfundim, Bytyqi bëri thirrje për një ndryshim të vërtetë më 9 shkurt, duke shpresuar se kjo datë do të shërbejë si një pikë kthese për ndëshkimin e një qeverisjeje që ka dështuar në përmbushjen e premtimeve dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit.

    “Unë dua dhe uroj që kjo të jetë një thirrje për qytetarët që 9 shkurti të jetë datë e ndryshimit, datë e ndëshkimit, pasi kjo parti e ka dëshmuar që është veç e dëmshme për vendin”, përfundoi deputetja Bytyqi.

     

     

    Ekonomisti Raci; Qëndroj me vlerën të cilën e ka dhënë ASK-ja për papunësinë që është rreth 11%

    Imer Raci, ekspert i ekonomisë, u shpreh skeptik lidhur me vlerën e papunësisë të cilën e ka proklamuar Lëvizja Vetëvendosje sipas të cilëve papunësia ka vlerën 4%  dhe ai thotë  se papunësia prej 5% është një normë tipike në vendet e zhvilluara, ku konsiderohet papunësi natyrale. Raci shprehu dyshimin se kjo normë mund të aplikohet në Kosovë, duke qëndruar me vlerën e raportuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila është rreth 11%.

    “Papunësia 5% shembull është në vendet e zhvilluara dhe papunësia në 5% quhet papunësi natyrale , Nuk besoj që në Kosovë është kjo vlerë e papunësisë pra qëndroj me vlerën të cilën e ka dhënë ASK-ja për papunësinë që është rreth 11%”, deklaroi Raci.

    Ai theksoi se nuk beson se ka një numër të konsiderueshëm njerëzish që janë të papunë për shkak të lëvizjes në kërkim të vendeve të reja të punës, duke sugjeruar se situata e papunësisë në vend është më komplekse se sa sugjerohet nga shifrat e ulëta.

    “ Nuk besoj se qëndron kjo vlerë për arsye e papunësia 5% në Kosovë nuk mund të jetë sepse unë nuk besoj që ka njerëz të cilët janë të papunë për shkak të lëvizjes  që e bëjnë në vendet e reja të punës”, tha Raci për FrontOnline.

     

     

     

     

     

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër urës së Ibrit në Mitrovicë Aksioni do të mbahet nga...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, do të nënshkruajnë sot në Strasburg...
    Lajme18 Shtator 2024
    Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po e vizitojnë Kosovën. Kjo u bë e ditur nga...
    Të tjera
    Sport18 Shtator 2024
    Legjenda italiane e futbollit të viteve të 0-ta, Salvatore Schillaci ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Ai vdiq në moshën 60-vjeçare,...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, si dhe Luan Hoti dhe Naim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci  thotë se dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka deklaruar...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje. Sipas tij,...
    Lajme18 Shtator 2024
    Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallur shumë reagime gjatë ditëve të fundit. Gjithë reagimi nisi pasi në dokument...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka vdekur këtë të mërkurë. Sipas burimeve të A2 CNN, Bogdani ka pësuar infarkt dhe është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.