×
  • Opinione
  • Opinione

    Papa Françesku dhe arti i diplomacisë në Ukrainë

    John Kenneth
    28 Maj 2023

    Nga JOHN KENNETH WHITE, The Hill

    Më 13 maj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Papa Françeskun për të diskutuar rreth luftës. Kësaj vizite befasuese i parapriu njoftimi i Papës javë më parë se ai është i angazhuar në një mision “të fshehtë” për t’i dhënë fund konfliktit.

    Duke u kthyer nga një vizitë në Hungari, Papa u tha gazetarëve: “Unë besoj se paqja arrihet gjithmonë duke krijuar kanale komunikimi. Paqja nuk mund të arrihet duke bërë të kundërtën.”

    Në fillim të luftës, Papa Françesku me sa duket bëri gjithçka për të qetësuar Vladimir Putinin. Sot, Papa kundërshton karakterizimin e pushtimit nga Rusia si një ” operacion special ushtarak ” dhe e dënon atë si “një luftë absurde dhe mizore” që mbjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”.

    Duke shpresuar të shërbejë si ndërmjetës, Papa Françesku ka kërkuar një takim me Vladimir Putin, por kërkesat e tij kanë mbetur pa përgjigje. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar publikisht se çdo samit midis dy liderëve ” nuk është i nevojshëm “.

    Zelensky thotë se vlerëson gatishmërinë e Papës për të qenë një ndërmjetës, raporton abcnews.al.

    Ndërsa Françesku i ka bërë thirrje Zelenskit që të ” jetë i hapur ” ndaj propozimeve legjitime të paqes, Zelensky u përgjigj : “Me gjithë respektin e duhur për Shenjtërinë e Tij, ne nuk kemi nevojë për një ndërmjetës midis Ukrainës dhe agresorit që ka kapur dhe pushtuar territorin tonë”.

    Sipas analistëve, deklaratat e Papa Françeskut për luftën “duken thuajse të llogaritura qëllimisht për të bërë që njerëzit të hamendësojnë”. Një arsye është se shumica e rusëve dhe ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe çdo përfshirje nga Papa për t’i dhënë fund konfliktit mund të rrisë përçarjen gati 1000-vjeçare midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Romës.

    Për gati një dekadë , Papa Françesku ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet dhe të bashkojë dy kishat.

    Një arsye tjetër për hamendësimet pas deklaratave të Françeskut është se ai është Papa i parë nga hemisfera jugore, katolikët e të cilit shpesh refuzojnë paradigmën e Luftës së Ftohtë: Perëndim kundër Lindjes përmes së cilës Shtetet e Bashkuara dhe NATO e shohin konfliktin ukrainas.

    Për më tepër, Papa e di se Amerika Latine, Afrika dhe Azia përbëjnë një komponent gjithnjë e më të madh të 1.1 miliardë katolikëve në botë, ndërsa rënia e frekuentimit të kishave në Europë pasqyron erozionin e vazhdueshëm të popullsisë katolike në atë rajon, raporton abcnews.al.

    Historikisht, Selia e Shenjtë ka luajtur një rol thelbësor në zgjidhjen e konflikteve në dukje të pazgjidhshme, veçanërisht, përpjekjet e Shën Gjon Palit II për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

    Udhëtimi i tij historik në Poloni në vitin 1979 shënoi fillimin e fundit të regjimit komunist polak. Një dekadë më vonë, Muri i Berlinit ra, Europa Lindore u çlirua dhe dy vjet pas kësaj, Bashkimi Sovjetik u shpërbe.

    Ky ishte triumfi përfundimtar i diplomacisë së Vatikanit, i ndihmuar nga partneriteti i qëndrueshëm i krijuar nga Gjon Pali II me Presidentin Ronald Reagan, i cili u bë një partner i gatshëm për të ndihmuar Vatikanin të mposhtte atë që Regani e quajti në mënyrë të paharrueshme një “perandori të keqe”.

    Në takimin me Papën në vitin 1982, Reagan deklaroi : “Si popull dhe si qeveri, ne kërkojmë të ndjekim të njëjtat synime të paqes, lirisë dhe njerëzimit përgjatë linjave politike dhe ekonomike që ndjek Kisha në rolin e saj shpirtëror.”

    Duke shpallur vendosjen e lidhjeve diplomatike me Selinë e Shenjtë në vitin 1984, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Larry Speakes, tha për Gjon Palin II: “Ne admirojmë qëndrimet e guximshme që ai ka në mbrojtje të vlerave perëndimore”, raporton abcnews.al.

    Ndërsa lufta në Ukrainë ngjan gjithnjë e më shumë me luftën e pafundme të llogoreve të Luftës së Parë Botërore, ekziston një konsensus në rritje se konflikti duhet të përfundojë.

    Pamundësia për të arritur një fitore totale nga secila palë ka nxitur thirrjet për një zgjidhje të negociuar.

    Duke shpresuar të ringjallë triumfet diplomatike të së kaluarës, Papa Françesku është pozicionuar në mënyrë aktive si një arbitër neutral që mund të ndërmjetësojë një zgjidhje përfundimtare midis palëve ndërluftuese.

    Pas më shumë se një viti shkatërrimi dhe mijëra viktima, Vatikani beson se faza e tretë po afron. Por pas vizitës së Zelenskit në Vatikan, lutja këmbëngulëse e Papa Françeskut për të shërbyer si një ndërmjetës për paqen ka mbetur pa përgjigje.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht...
    Kronika24 Nëntor 2024
    25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73...
    Vip24 Nëntor 2024
    Nea Body Center ka bërë që banorët e shtëpisë më të famshme në vend, të përjetojnë magjinë e trajtimit të lëkurës. Megjithatë,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, i cili vdiq nga sëmundja e kancerit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.