×
  • Lajme
  • Lajme

    Paneli i Gjykatës së Apelit miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

    FrontOnline
    05 Tetor 2021

    Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

    Ky panel ka miratuar një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës.

    Ndërkaq, pikat tjera të ankesës janë hudhur poshtë për të tre të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas vendimeve, paneli konstaton se nëse gjyqtari i procedurës paraprake konsideron, dhe siç bëri në fakt, se përgjigja nga Policia e Kosovës nuk ishte mjaftueshëm e kënaqshme, atëherë ai duhet të kishte pyetur me Drejtorin e Policisë për të marrë përgjigjen e detajuar që ai gjeti se mungon, veçanërisht pasi ai ishte ftuar shprehimisht për ta bërë këtë nga mbrojtjet e të akuzuarve dhe përgjigja e Drejtorit të Policisë nënkupton aftësinë e Policisë së Kosovës për të zbatuar kushtet.

    “Paneli kujton se kryerja e një hetimi të tillë do të binte në kompetencat diskrecionale të cilave i është dhënë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në përputhje me Nenin 39 (13) të Ligjit në lidhje me çështjet e lidhura me paraburgimin, në varësi të rrethanave të rastit. 1 Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”, thuhet në vendime.

    Ky panel ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka gabuar duke mos e bërë këtë, se ky informacion do ta kishte vënë atë në një pozitë për të vlerësuar nëse Policia e Kosovës mund të zbatojë në mënyrë efektive këto masa, përfshirë ato që ai sugjeroi, si p.sh vizita monitoruese.

    Sipas tyre, informacioni më i saktë i këtij lloji do t’i jepte gjyqtarit paraprak një bazë faktike më të plotë dhe solide për të vlerësuar realizueshmërinë e këtyre kushtet, natyrisht pa parashikuar rezultatin e përcaktimit përfundimtar në këto çështje.

    Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

    Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

    “Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

    Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

    “Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohet të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fjalimin kryesor në Konferencën e 15-të të Dohas për Dialogun Ndërfetar (Feja dhe edukimi...
    Lajme10 Maj 2024
    Pas hulumtimit të Front Online për ndërtimin e një objekti banesor në lagjen 'Arbëria' në Prishtinë, ku sipas planit urbanistik është paraparë...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha. Ai tha...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për...
    Lajme10 Maj 2024
    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, që dyshohet se nga muaji dhjetor i vitit 2023...
    Lajme10 Maj 2024
    Dy persona me kombësi serbe janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë. Lajmin për  FrontOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës...
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Agron Nezaj tha sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, tha përfaqësuesi i...
    Vip10 Maj 2024
    Sara Gjordeni dhe Bradhi pak javë me parë kanë ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit e tyre. Çifti edhe pak muaj do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.