×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pandemia e ardhshme ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga gripi

    FrontOnline
    21 Prill 2024

    Gripi është ende kërcënimi më i madh për shëndetin global dhe OBSH-ja i frikësohet përhapjes së një lloji të gripit të shpendëve

    Shkencëtarët theksojnë se gripi është shkaktari më i mundshëm për pandemitë e reja në të ardhmen.

    Një studim ndërkombëtar, i cili do të publikohet javën e ardhshme, zbulon se 57 për qind e epidemiologëve dhe virusologëve besojnë se një lloj gripi i shpendëve do ta shkaktojë pandeminë e ardhshme.

    Besimi se gripi është kërcënimi më i madh pandemik bazohet në hulumtimet afatgjata që tregojnë se virusi po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht, thotë John Salmanton-Garcia nga Universiteti i Këlnit, transmeton Telegrafi.

    “Çdo dimër është sezon gripi. Ne mund t’i shpjegojmë ato si pandemi të vogla. Ato pak a shumë të kontrolluara, sepse llojet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë sa duhet virulente, por jo gjithmonë do të jetë kështu”, shpjegon Salmanton-Garcia.

    Detajet e studimit, i cili përfshin kontribute nga 187 shkencëtarë, do të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive në Barcelonë fundjavën e ardhshme.

    Njëzet e një për qind e shkencëtarëve të kërkimit besojnë se shkaku i pandemisë së re do të jetë gjithashtu një virus – i quajtur “sëmundja X” – që ende nuk është i njohur për shkencën. Ata besojnë se do të jetë një mikroorganizëm ende i pazbuluar që do të shfaqet papritur, si Sars-Kov-2 – shkaku i pandemisë 2019.

    Disa shkencëtarë, 15 për qind e tyre, besojnë se Sars-Cov-2 është ende një kërcënim dhe se një lloj i tij në të ardhmen do të shkaktojë një pandemi.

    Mikroorganizma të tjerë vdekjeprurës, si Lassa, Nipah, Ebola dhe virusi Zika, u identifikuan si kërcënim serioz nga vetëm një deri në dy përqind e pjesëmarrësve në studim.

    “Gripi mbetet kërcënimi më i madh për sa i përket potencialit të tij pandemik në sytë e shumicës dërrmuese të shkencëtarëve”, shton Salmanton-Garcia.

    Javën e kaluar, OBSH paralajmëroi për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit që ka shkaktuar miliona raste të gripit të shpendëve në të gjithë planetin. Përhapja e tij filloi në vitin 2020 dhe çoi në miliona vdekje ose vrasje të shpendëve, si dhe në vdekjen e miliona shpendëve të egër.

    Kohët e fundit, virusi është përhapur te gjitarët, përfshirë kafshët, dhe raste janë raportuar në 12 shtete të SHBA-së, duke shkaktuar frikën e një përhapjeje të mundshme te njerëzit. Sa më shumë lloje gjitarësh që virusi arrin të infektojë, aq më shumë shanse ka të evoluojë në një lloj të rrezikshëm për njerëzit.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.