×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia Covid-19 ndikon në rritjen e përgjegjësisë së bizneseve ndaj shoqërisë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se pandemia Covid-19 po ndikon në rritjen e përgjegjësisë së bizneseve ndaj shoqërisë.

    Njoftimi për media:

    Përgjegjësia sociale korporative shumë e rëndësishme për bizneset në vend

    Prishtinë, 16 tetor 2020 – Rëndësia e përgjegjësisë sociale korporative (CSR) është shtuar sidomos pas periudhës së shpërthimit të pandemisë COVID-19, e cila ka theksuar nevojën për veprime të përgjegjshme, ndërsa një numër i madh i kompanive në vend kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për ta zbutur ndikimin e pandemisë tek shoqëria. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi sot një konferencë me një panel ekspertësh në këtë fushë, gjatë së cilës u diskutuan fazat dhe parimet e CSR, si dhe trendet globale për t’u ndjekur në zhvillimin e mëtejmë të kësaj praktike.

    Ariel Shaban, kryesues i Komitetit të Përgjegjësisë Sociale Korporative të Odës Amerikane dhe drejtor për zhvillim të biznesit & menaxher i kualitetit në KIVO, i cili ishte edhe moderator i kësaj konference theksoi nevojën për fuqizimin e CRS brenda kompanive, marrë parasysh ndikimin pozitiv që ka mbi shoqëri derisa shtoi se gjatë kohës së pandemisë korporatat u kanë qëndruar afër qytetarëve përmes veprimtarive të përgjegjësisë sociale që kanë.

    Wayne Visser, kryesues i organizatës Sustainable Transformation dhe profesor në shkollën e menaxhmentit të Antwerp, njoftoi pjesëmarrësit me pesë fazat e përgjegjësisë sociale të korporatave nëpër të cilat kalojnë ndërmarrjet, të cilat janë ajo mbrojtëse, të bamirësisë, promocionale, strategjike dhe transformative. Sipas Visser, gjatë zhvillimit dhe avancimit të korporatave, ana e përgjegjësisë sociale duhet të transformohet njëkohësisht, duke u përshtatur me klientët dhe nevojat e tregut në shërbim të së mirës së shoqërisë, derisa shtoi se është e rëndësishme që secila ndërmarrje që e ka të avancuar departamentin e CSR, t’i koordinoj veprimtaritë e veta në bazë të fushës ku ajo vepron. Ai po ashtu theks të veçantë i dha nevojës për rritjen e vetëdijes ndaj CSR, derisa shtoi se gjendja e pazakontë e krijuar nga pandemia ka sjellë një ndryshim të madh në kërkesat dhe thirrjet për ndihmë nga shoqëria civile drejt korporatave. Për fund, Visser shtoi se edhe pse pandemia ka çrregulluar rrënjësisht ekonominë, dhe rrjedhimisht të hyrat e korporatave, çdo vepër që i shërben të mirës kolektive, qoftë ajo në mbrojtjen e ambientit, përmirësimin e cilësisë e ushqimit apo donacioneve bën pjesë në CSR.

    Indira Kartallozi, drejtoreshë ekzekutive e Sustainability Leadership Kosova u shpreh mjaft e kënaqur për gatishmërinë e korporatave për të qenë më aktive në shërbim të shoqërisë, gjersa potencoi se trendet e përgjegjësisë sociale tashmë kanë filluar të kalojnë nëpër ndryshime të mëdha të imponuara nga pandemia COVID-19 si dhe nga kërcënimet e tjera që i kanosen njerëzimit siç është ngrohja globale. Sipas saj, një shtysë tjetër drejt implementimit të ndryshimeve mbi këtë fushë janë politikat e huaja si dhe presioni i ushtruar mbi kompanitë më me ndikim. Ajo mori shembull disa biznese kosovare të cilat veprimtaritë e tyre i kanë reformuar për t’u përshtatur me nevojat e tregut pas shpërthimit të pandemisë, aktivitete të cilat sipas saj klasifikohen si përmbushje e përgjegjësisë sociale korporative. Tutje, Kartallozi shtoi se një trend pozitiv i rritjes së përgjegjësisë sociale po vërehet tek bizneset startup të vendeve në zhvillim, të cilat po përdorin inovacionin për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

    Antigona Limani kryesuese e marketingut dhe departamentit për marrëdhënie me publikun në Raiffeisen Bank tha se kompania që ajo përfaqëson gjendet në fazën strategjike të përgjegjësisë sociale korporative. Sipas saj, kjo bankë synon të mbështesë ndërmarrjet të cilat kanë ndikim pozitiv në ekonomi dhe ambient, derisa ky parim fillimisht ka krijuar mjaft sfida ndërsa tani standardet e bankës për përgjegjësi sociale u imponohen edhe bizneseve me të cilat bashkëpunojnë. Limani theksoi se periudha e pandemisë ka shkaktuar ndryshime në mënyrën se si sektori bankar në përgjithësi i shfrytëzon fondet, dhe të njëjtat do të alokohen dhe investohen në ato industri që i shërbejnë mirëqenies publike duke përmbushur kështu parimin kryesor të CSR-it.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze...
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.