Reshjet e ditëve të fundit në Kosovë kanë zbutur thatësinë që e kishte përfshirë vendin tonë.
Që nga e mërkura pothuajse çdo ditë në vendin tonë ka pasur reshje shiu, gjë që ka bërë që të rritet edhe niveli i lumenjve.
Fotografi, Arian Mavriqi ka realizuar një foto të lumit në komunën e tij, Kamenicë e ku shihet se niveli i lumit të këtij qyteti është rritur dukshëm.
Reshje shiu në Kosovë pritet të ketë edhe gjatë vikendit.