×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Palmeri kërkon të mos bëhen krahasime mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Për SHBA-në nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës, ka deklaruar të mërkurën në Sarajevë zv.ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer.

    “Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, ka theksuar Palmer.

    Duke folur rreth marrëveshjes midis Hotit dhe Vuçiqit në Washington, Palmeri ka theksuar se marrëveshja është e drejtuar te mbështetja për normalizimin e raporteve ekonomike.
    “Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiqin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiqit”, ka thënë Palmeri.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...
    Lajme07 Shtator 2024
    Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit nuk...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Sonte në Pragë, me fillim nga ora 20:45, do të luhet ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e vlefshme për xhiron e parë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe...
    Sport07 Shtator 2024
    Anglia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Irlandës, ndeshje kjo e vlefshme për sezonin e ri të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.