×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pakoja e re e Rimëkëmbjes, përplasen pozitë e opozitë

    FrontOnline
    18 Qershor 2021

    Shuma e data nuk dihen.

    Por, para deputetëve, shpejt do të vijë për votim një pako e re e Rimëkëmbjes Ekonomike.

    “Shumë shpejt bashkë me rishikimin e buxhetit, do t`i kemi të dyja në Kuvend”.

    Sinjalet i dha ministri i Financave në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të së hënës ku u diskutua për ekonominë në pandemi.

    Por, masat e reja ekonomike po i kundërshton opozita.

    Mërgim Lushtaku i PDK-së po kërkon që ekzekutivi t`i zbatojë këto aktualet, të miratuara nga Qeveria Hoti, me ndihmën edhe të partisë së tij dhe ta lë inatin anash. Ndryshe paralajmëron pasoja të mëdha për bizneset.

    “Është neglizhencë e qëllimshme. Qeveria Kurti nuk ka qenë në qeveri atë kohë kur u kriju kjo pako, e për këtë shkak ju pengon se autore e saj është dikush tjetër. Neglizhimi mund t`u shkaktojë humbje të mëdha bizneseve, deri edhe në falimentim”, theksoi Lushtaku për “Front Online”.

    Version ndryshe ka anëtari tjetër i Komisionit për Buxhet dhe Transfere në Kuvend nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani.

    Ky e arsyeton zëvendësimin e pakos aktuale me një të re, më të mirë.

    “Duhet të jemi të kujdesshëm të mos lejojmë të përfitojnë ata që nuk kanë nevojë, por buxheti të orientohet aty ku është e nevojshme, te bizneset e vogla, bizneset e grave, bizneset e reja, e në asnjë mënyre te ato biznese që kanë pasur performanca pozitive gjatë kësaj periudhe kohore”, u shpreh Rrahmani për “Front Online”.

    Të njëjtin mendim e ndan edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu.

    “Duhet të krijohet me urgjencë një pako e re e Rimëkëmbjes nga Qeveria aktuale. Është koha kur biznesi duhet ta ndiejë dorën e shtetit. Të mos bëhen gabimet e të kaluarës, por të ndahen mjete për të gjithë padallim, bizneset e vogla, bizneset e reja dhe sektorët e ndryshëm”, vlerësoi Gërxhaliu për “Front Online”.

    Qeveria Hoti në dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike që parashihte lehtësira e ndihmë për bizneset e prekura nga pandemia./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.