×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pagesa e parkingjeve në zonën “Qendër” do të fillojë me “sms”

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Liridon Restelica ka thënë për Front Online se pagesa në parkingjet publike fillimisht do të bëhet përmes “sms”.

    Ai ka theksuar se implementimi i këtyre pagesave do të nis fillimisht me tri rrugët më të frekuentuara të Prishtinës, e që sipas Restelicës i përkasin zonës 1- Qendër.

    “Besoj që deri në fillim të muajit vetëm kemi me filluar ta implementojmë pagesën me “sms”. I kemi përzgjedh tri rrugë ku do të startojmë. Rruga të “Kafet e Vogla”, pjesa te “Katedralja” në hyrje të lagjes “Pejton”, si dhe një pjesë te zona Qendër”, tha ai duke shtuar se zona një është prioritet i kësaj ndërmarrje për të filluar implementimin e rregullores për parkingje publike.

    Restelica thotë se zvarritja e punës ka ndodhur për shkak të përhapjes së pandemisë në Kosovë.

    “Ne kemi pasur me 1 mars me startuar, mirëpo ne u detyruam ta zvarrisim këtë punë për shkak të situatës me coronavirus. Ne po shpresojmë që data 1 gusht, do të jetë data kur do të startojmë me SMS e parë. Gjithçka varet nga sinkronizimi i soëtver të Valës dhe Ipkos, deri të rregullohet pjesa teknike, që kur te dërgon “sms” me pasë mundësi me funksionuar”, tha më tutje ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.