×
  • Lajme
  • Lajme

    “Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike

    FrontOnline
    06 Korrik 2024

    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare në Kosovë ka arritur në 780 euro, duke thënë se po vazhdon manipulimi me statistika nga pushteti.

    Tahiri ka thënë se shuma që ka përmendur Muja mund të jetë mesatarja e pagës së pozitave politike, nga kryeministri e poshtë te asistenti i ministrit, por jo e administratës shtetërore.

    “Pra, e vërteta është se rritjen më të madhe të pagesës e kanë pozitat politike, këshilltarët e kabinetit dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Shikoni sa merr pagë një zyrtar komunal, përfshirë edhe ata në ministri/agjenci, në kohën e krizës së çmimeve, nga pasojat e inflacionit. Nëse inflacioni është i importuar, ai është transferuar dorë-për-dorë (në çmime të produkteve, shërbimeve) tek administrata shtetërore, e cila ka pësuar goditjen më të madhe.

    Ndërkohë, në anketën e fuqisë punëtore në TM3 (2023), del se paga mesatare e deklaruar është nga 400 deri në 500 euro”, ka shkruar Tahiri.Tahiri ka bërë një krahasim mes pagave sipas pozitave në komunë dhe nëpër ministry apo agjenci.

    “Pra, ja si nxirret mesatarja: merret paga e ministrit 16.4 × 110 (2024) = 1,804 dhe një nëpunësi teknik – 3.8 x 110 (2024) = 418 Mblidhen të dyja (1,804 + 418) = 2,222. I pjestojmë me numrin e pagave të llogaritura 2,222 ÷ 2 = 1,111.Për mesataren, ekziston tregimi, unë i kam dy bukë dhe jemi dy persona, në mesatare kemi nga një bukë, e në realitet, njëri ka mbetur i uritur”, ka shkruar Tahiri.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, me të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Në njëvjetorin e sulmit në Banjskë, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj shtetit...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Sport21 Shtator 2024
    Sigal Prishtina ka fituar në derbin kryeqytetas ndaj Borës me shifrat 96:82 (23:19, 23:15, 26:25, 24:23), në javën e dytë të Superligës....
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.