Aktorja britanike Esme Bianco, e njohur për rolin e saj si Ross në serinë ‘Game of Thrones’, të premten ngriti një proces gjyqësor kundër këngëtarit Marilyn Manson, në të cilën ajo pretendon se ai e përdhunoi dhe e trajtoi me dhunë. Ajo është gruaja e 15-të që akuzon muzikantin e famshëm për abuzim seksual.
Bianco pretendon se Manson (emri i vërtetë Brian Warner) e përdhunoi atë në maj të vitit 2011. Një pjesë e procesit gjyqësor thotë se ai “e detyroi atë të kryejë veprime seksuale me drogë dhe nën kërcënimin e forcës”. Në proces gjyqësor përmendet gjithashtu se ai e shfrytëzoi atë seksualisht ndërsa ajo ishte “pa ndjenja ose në një gjendje në të cilën ajo nuk mund të pranonte një veprim të tillë”, shkruan BuzzFeed News.
Ajo gjithashtu tha se gjatë seksit, pa pëlqimin e saj, ai e rrahu, kafshoi, fshikulloi dhe preu vithet, gjinjtë dhe organet gjenitale. Manson po paditet gjithashtu për shkeljen e Aktit të Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit në SHBA. Respektivisht, Bianco pretendon se ai me mashtrim i premtoi asaj mundësinë për të punuar në Shtetet e Bashkuara, gjë që ai e dinte se nuk do të realizohej kurrë. “Duke ndërhyrë në procesin e lëshimit të vizave të Znj. Bianco, Z. Warner ishte në gjendje të kontrollonte Znj. Bianco duke kërcënuar të tërhiqte mbështetjen nëse ajo nuk pajtohej me”, thuhet në proces gjyqësor./FrontOnline/