×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli për marrëveshjen në Ohër: Është në dëm të Kosovës, koston do ta paguajmë më vonë

    Aulona Konjuhi
    29 Mars 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u dakorduan me 18 mars për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

    Anipse pala serbe refuzoi ta nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen, dy palët ranë dakord që zbatimi i saj të fillojë sa më shpejt.

    Për takimin e 18 marsit dhe arritjen e ujdis mes dy shteteve, për Front Online ka folur ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

    Pacolli krejt këtë marrëveshje të arritur po e vlerëson si dëm për Kosovën.

    Ai thotë se koston e kësaj ujdie, vendi ynë do ta paguaj.

    “Kurti iu bind presionit ndërkombëtar, pse dhe si duhet të marrim videot e qëndrimeve të tij se kujt mund t’i bëhet presion për të kuptuar situatën e tij politike. Por ai e ka dëmtuar vendin me këtë marrëveshje, koston e së cilës do ta paguajmë më vonë”, u shpreh Pacolli për Front Online.

     

    Pacolli: Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për të krijuar mosmarrëveshje të reja

    Ish-ministri, Behgjet Pacolli tha se arritja e marrëveshjes në Ohër, është pika më e dobët e Kosovës në dialog.

    Tutje, Pacolli shtoi se aneksi parashikon obligim për vendin tonë për zbatimin e Asociacionit.

    “Si Kosova edhe Serbia arritën një marrëveshje për të krijuar mosmarrëveshje të reja. Kjo është pika më e dobët e Kosovës në procesin e dialogut pasi nuk ka asnjë përfitim të qartë për Kosovën dhe as obligime konkrete për Serbinë, por vetëm për Kosovën aneksi parashikon një obligim të qartë për zbatimin e nenit 7 dhe nenit 10 (të cilët tani janë së bashku në aneks në një paragraf) për vetëmenaxhimin në kuadër të Asociacionit përtej marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015”, theksoi Pacolli.

    Pacolli: Kurti manipuloi dhe mashtroi për të ardhur në pushtet

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kritikuar kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij karshi politikës.

    Pacolli tha për Front Online se transformimi i Kurtit kundrejt Asociacionit, është manipulim.

    “Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij për të mbetur në pushtet. Ai e di që nuk mund të jesh kryeministër i Kosovës dhe të dalësh kundër aleatëve të vendit. Thelbi i politikës së tij ka qenë mashtrimi dhe manipulimi për të ardhur në pushtet dhe transformimi i tij politik tani kundrejt Asociacionit, dialogut por edhe ndaj statusit të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe”, deklaroi Pacolli për Front Online.

     

    Pacolli: Asociacioni do të ketë pushtet ekzekutiv e Kisha Ortodokse të drejta e privilegje

    Ajo që ka fituar nga ujdia e arritur në Ohër, sipas ish-ministrt të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli , është Serbia.

     “Është një fitore për Serbinë pasi ka arritur të heqë njohjen reciproke, të heqë referencën e anëtarësimit në OKB dhe Asociacioni 2.0 do të ketë pushtet ekzekutiv dhe Kisha Ortodokse Serbe do të zyrtarizoj një status që shkon përtej propozimit të Athisaarit i cili parashikon të drejta dhe privilegje për KOS-in dhe jo status të formalizuar”, tha ai për Front Online.

    Ish-ministri, Pacolli tha se Kosova nuk do ta përfitojë asgjë nga marrëveshje e arritur me 18 mars.

    “Në mes të natës, pa pëlqimin demokratik të Kuvendit, kryeministri Kurti ka rënë dakord kryeveti me presidentin serb Vuçiq për një marrëveshje që do të forcojë ndikimin e Serbisë në Kosovë, por nuk do t’i sjellë asnjë përfitim Kosovës në kuptim të finalizimit të shtetësisë së saj dhe të integrimit ndërkombëtar”, përfundoi Pacolli.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrëveshjes ka deklaruar se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.

    Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë për marrëveshjen e arritur se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet./FrontOnline/

     

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.