Sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje të mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Sipas deputetes së kësaj partie, Fitore Pacolli, mjekët po rrezikohen e sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
Postimi i plotë:
“Ne, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie jolegjitime. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur qytetarët po vdesin, mjekët po rrezikohen e sistemi ynë shëndetësor po shkon drejt kolapsit.
Vetëm në 10 ditëshin e fundit kemi:
5 gusht 218 raste pozitive 15 VDEKJE
4 gusht 225 raste pozitive 13 VDEKJE
3 gusht 250 raste pozitive 7 VDEKJE
2 gusht 245 raste pozitive 13 VDEKJE
1 gusht 224 raste pozitive 9 VDEKJE
31 korrik 226 raste pozitive 15 VDEKJE
30 korrik 258 raste pozitive 16 VDEKJE
29 korrik 194 raste pozitive 4 VDEKJE
28 korrik 293 raste pozitive 7 VDEKJE
27 korrik 276 raste pozitive 8 VDEKJE
10 ditë 2,409 të infektuar 107 VDEKJE” .