×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli komenton vizitën e Grenell në Kosovë

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Për vizitën e nesërme të ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, ka reaguar edhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli. Thotë se kjo vizitë është shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për normalizimin ekonomik.

    “Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik”, shkroi Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

    “Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën”, shtoi ai.

    Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

    Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

    Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën.

    Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën.

    Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë. Burime të Express kanë treguar se vizita e tij realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.