×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i drejtohet Kurtit dhe Osmanit: Frenoni njerëzit tuaj, po më ofendojnë mua dhe fëmijët pa të drejtë

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është përballur me ofendime nga njerëz pranë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

    Pacolli kishte deklaruar se bisedoi me Radoiçiqin pas një kërkese nga Kurti dhe Osmani për të siguruar votat e Listës Serbe.

    Të mërkurën ai i bëri thirrje Kurtit dhe Osmanit që të frenojnë njerëzit e tyre nga shpifjet dhe ofendimet.

    “Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje: ju lutem frenoni njerëzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi,” ka thënë Pacolli.

    Ai theksoi se veprimet e tilla nuk i bëjnë nder askujt dhe se nuk meriton një trajtim të tillë.

    Pacolli gjithashtu paralajmëroi për pasojat ligjore që mund të sjellë manipulimi me emrin e tij.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi. Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit. Ajo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Rezarti gjatë një bashkëbisedimi me Feron, i tha që ka bërë mirë që i është futur fesë. Rezi vazhdoi duke thënë se...
    Vip23 Tetor 2024
    Ai po mban një ‘konferencë’ shtypi para banorëve të BBVK-së. E, këta të fundit, si të ishin gazetarë, me e pa radhë,...
    Sport23 Tetor 2024
    Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve po del të jetë mjaftë interesante dhe me...
    Vip23 Tetor 2024
    Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’. Duke ditur lidhjen e Feros me fenë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.