×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: AKR, Partia e Drejtësisë dhe disa deputetë do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se . AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik të nevojshëm për Kosovën, një program krejtësisht liberal, ku shteti dhe operatorët ekonomikë kanë detyra të qarta dhe të përcaktuara mirë, që nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësirë për korrupsionin që ka kapluar sistemin tone”.

    Njoftimi i plotë i Pacollit:

    Te dashur miq!

    Jemi dëshmitarë se në këtë periudhë, familja është duke u përballur me sfida të pazakonta, që kanë për qëllim tjetërësimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale dhe patriotike. Familja shqiptare, si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit tonë, ka qenë dhe duhet të mbetet në harmoni të plotë me zakonet fetare, qofshin ato islame, katolike apo të religjioneve të tjera. Mbi këto shtylla është ndërtuar edhe tradita dhe qenësia e kombit tonë.

    Sfidat e pakuptimta dhe të çuditshme, tendenca për të minimizuar rolin e prindit, ndërhyrja në të drejtën legjitime të çdo individi për të shprehur mendimin e tij, mohimi i së drejtës për veshjen e lirë, dhe promovimi i një servilizmi, na shtyjnë që, si parti, së bashku me partnerët tanë, të ngremë zërin dhe të themi qartë: ne aspirojmë integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat origjinale që na kanë identifikuar si komb për dekada të tëra.

    Gjithashtu, duhet ta bëjmë të qartë se kjo krizë rrjedh nga gjendja ekonomike. Mossukseset në ekonomi po e kthejnë shoqërinë tonë në një shoqëri të varur dhe servile, çka është shkaktari kryesor i këtyre sfidave. AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik të nevojshëm për Kosovën, një program krejtësisht liberal, ku shteti dhe operatorët ekonomikë kanë detyra të qarta dhe të përcaktuara mirë, që nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësirë për korrupsionin që ka kapluar sistemin tonë.

    Me këtë, dua të theksoj se përveç ruajtjes së vlerave,  ky koalicion bazohet në mbrojtjen e vlerave patriotike, të familjes dhe të drejtave themelore të çdo njeriu, i mbështetur nga një program ekonomik tërësisht i përcaktuar, që i nevojitet Kosovës dhe që do të prezantohet shumë shpejt.

    Faleminderit!

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot qytetin e Prizenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë, duhet ose të gjykohet në...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, duke folur për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, ka shprehur shqetësim për krizën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pohon se vendi nuk mund t’i humbasë edhe katër vite, sikurse këto të shkuarat. Ai tha se...
    Vip02 Tetor 2024
    Çifti i famshëm i showbizit shqiptar Mozzik e Lotina po kalojnë shumë momente bashkë. Madje, ata kanë vizituar edhe vende përrallore. Ditën...
    Sport02 Tetor 2024
    Atalanta ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shakhtar Donetsk. Ishte Berat Gjimshiti i cili realizoi në minutën e 21-të të ndeshjes.
    Lajme02 Tetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot një tryezë diskutimi në të cilën ka publikuar Raportin e dytë të monitorimit mbi...
    Lajme02 Tetor 2024
    Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, kryeministri Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithsjme të Shteteve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.