×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Adoleshentët po përdoren për arsye politike – jam kërcënuar

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se një moshë e tërë në Kosovë duke filluar prej moshës 15 vjeçare e deri në moshën 25 vjeçare iu është shpërlarë truri dhe dikush është duke i përdorur për arsye politike.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se mjafton të klikoni në profilet e tyre në Facebook për të kuptuar se cilit subjekt politik i takojnë.

    “Nëse dikush përjeton një gjë të tillë ashtu siç është duke përjetuar Isa Mustafa, është e pafytyrë dhe e turpshme që dikush në këtë rast t’i dëshirojë atij atë çfarë kemi lexuar nëpër portale të ndryshme”.

    “Nuk ka gjë më të keqe që një njeriu që është i sëmurë, t’i thuhet se duhet të vdesësh – kjo dëgjohet vetën nga njerëzit që nuk kanë edukatë familjare”.

    “Në Kosovë ka ndodhur një gjë që nuk kisha dashur të ndodhë. Një moshë e tëre duke filluar prej 15 vjeçare deri në moshën 25 vjeçare, sot është ajo moshë të cilës iu është shpërlarë truri dhe dikush është duke i përdorur si një shumë të numrave, por jo si mendësi”.

    “Kjo është ajo adoleshenca jonë që përdoret për arsye politike, kjo është shumë e keqe dhe mund të ndodh edhe me fëmijun tim”.

    “Nëse shikoni profilet e tyre, e shihni se prej nga vijnë. Adoleshentët që janë në moshën e papjekurisë të përdoren për arsye politike. Unë frikohem prej situatës së tillë e cila është prezente në Kosovë. Duhet t’i japim fund kësaj përçarje politike ose duhet të ndërmarrim diçka”.

    “Kështu ndodh me njerëzit të cilët përdoren për të fyer dhe kërcënuar njerëz. Unë kam qenë i kërcënuar prej njerëzve të tillë dhe kjo dërgon në një degjenerim të mëtutjeshëm dhe për këtë shoqëria kosovare duhet të ndërmarrë diçka”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.