×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut.

    Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa për mungesën e takimit trilateral, Zyra e Kryeministrit në njoftimin për takimin tha se ishte për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë.

    “Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, thuhet në takim.

    Në takimin me emisarin Lajçak, u diskutua mbi planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve.

    Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes.

    Rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, zëvendëskryeministri ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, e cila qëllimshëm po e zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final.

    Mbi lirinë e lëvizjes, zëvendëskryeministri e informoi Lajçak mbi lehtësimin nga ana e Qeverisë të konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb dhe mbështetjes së tyre në këtë proces.

    Sa i përket urës mbi lumin Ibër, ZKM tha se edhe për BE-në “është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.

    Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të jetë në Bruksel këtë të enjte, ku do të marrë pjesë në një ngjarje të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot pas takimit që pati në Bruksel në kuadër të dialogut me emisarin Miroslav Lajçak tha se nuk është...
    Lajme17 Shtator 2024
    Është caktuar masa e arrestit shtëpiak për ish-pjesëtarin e ISIS-in, me inicialet K.H, i cili ka marrë pjesë në përgatitjen e sulmeve...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur mbi kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës. Osmani tha se Vuçiqi në konferenca...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Policia e Shtetit i ka bërë apel sot qytetarëve për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”. Sipas policisë, kohët e fundit, në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se u takua dy herë me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav...
    Lajme17 Shtator 2024
    Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se takimi trepalësh me Petar Petkoviqin, kryenegociatorin serb, dhe Miroslav Lajçak, emisarin...
    Lajme17 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër shtatë personave nën dyshimin për veprat penale, “Fajde”, “Ndihma...
    Sport17 Shtator 2024
    Barcelona e nisi mjaft mirë sezonin e ri në La Liga duke i fituar pesë ndeshjet e para të kampionatit. Një prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.