×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani uron Kurtin: Pres që së bashku të punojmë për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti për postin.

    Osmani ka shkruar votimi I ti si kryeministër dhe kabinetit qeverisës  është vullneti i qytetarëve.

    Ajo më tutje ka shkruar që pret që së bashku të punojnë  për të I përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Urime, Kryeministër Kurti!

    Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt.

    Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tonë.

    Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit!

    Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë!

    Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë!

    Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Lajme08 Tetor 2024
    Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.