×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani urohet nga homologu austriak përmes ambasadorit të Austrisë në Kosovë

    FrontOnline
    16 Prill 2021
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Weidiniger.

    Ai ia solli Osmanit urimin e presidentit austriak, Alexander Van der Bellen.

    Në komunikatën e presidencës, tutje thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme.

    Komunikata e plotë:

    Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Weidiniger, i cili ia solli urimet e Presidentit të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen, dërguar Presidentes Osmani me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

    “Vendet tona kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të afërta – politike, ekonomike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Presidentit të Austrisë.

    Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

    “Ne e mbajmë të kthjellët kujtimin për ndihmën që Austria ka dhënë në ditët më të vështira nëpër të cilat ne kemi kaluar. Mundësia e shkollimit për të rinjtë tanë, të cilët sot janë bartës të përgjegjësive publike, është vetëm njëra nga shtyllat e përkrahjes austriake për qytetarët e Kosovës”, tha znj. Osmani.

    Ndërkohë, ambasadori i Austrisë, Chritoph Weidinger, ritheksoi gatishmërinë e shtetit austriak për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Austria, sipas ambasadorit të saj, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha./Front Online/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në një lidhje...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %. “Qeveria...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një shkresë për mediat e ka kritikuar ministrinë e Financave, Hekuran Murati, për krekosjen e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.