×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, ushtarët polakë na ndihmojnë ta ruajmë kufirin prej sulme*ve të mundshme

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka dhënë disa intervista për media të ndryshme polake. Në një intervistë të publikuar nga “Gazetaprawna”, presidentja Osmani ka folur për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiqit me Rusinë. .

    “Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka thënë presidentja Osmani.

    Osmani tutje në këtë intervistë ka thënë se Serbia “vallëzon nën melodinë e Putinit”, transmeton Express.

    Duke folur për trupat polake që gjenden në Kosovë në kuadër të KFOR-it, Osmani ka thënë se ushtarët polakë e ndihmojnë Kosovën që të ruaj kufirin kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, shtet që vazhdon agresionin ndaj vendeve fqinje edhe 25 vjet pas luftës.

    “Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt. Në të njëjtën kohë, ne mund të ndërmarrim hapa drejt integrimit euroatlantik. Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”, ka thënë Osmani për gazetën polake./Express/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit demokratit, Gerti Bogdani, i cili u nda nga kjo...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Stuhia Boris po godet rajonet verilindore dhe qendrore të Italisë, disa ditë pasi shkaktoi përmbytje të përhapura në Evropën Qendrore. Më shumë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard. Në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Posta e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kërkon nga publiku që të mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.