×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e saj të shlyejnë krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe për shtypjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës që i parapriu asaj, ka thënë presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Vjosa Osmani thotë se drejtësia për 13,000 personat e vrarë në konflikt, një milion të zhvendosur ose të dëbuar dhe 1,600 të cilët ende janë zhdukur, duhet të jetë themeli për një marrëveshje të kërkuar për të normalizuar marrëdhënieve me Serbinë, e cila është një kusht për të dy shtetet e Ballkanit për t’u anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Evropian, transmeton FrontOnline.

    Avokatja e arsimuar në SHBA, gjithashtu akuzon homologun e saj në Beograd, Aleksandar Vuçiç, për mendimin e njëjtë ekspansionist të Sllobodan Millosheviçit, udhëheqësit nacionalist serb, lufta e të cilit ishte katalizator për luftërat që shkatërruan Jugosllavinë në vitet 1990, dhe të cilit ai shërbeu si ministër i informacionit. Qëndrimi i Osmanit do të ngjall zemërim në Serbi, por ajo thotë se Kosova është e gatshme të presë vite nëse është e nevojshme për një marrëveshje “cilësore” që siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi pa ndonjë ndryshim në kufijtë e saj aktual.

    “Detyra jonë kryesore është të flasim në emër të viktimave dhe familjeve të tyre. Pra, personat e zhdukur janë prioriteti ynë numër një”, thotë Osmani, e cila si adoleshente udhëtoi qindra kilometra me bashkëkombësit e saj kosovarë për të kërkuar sigurinë nga një shtypje brutale serbe ndaj kryengritësve shqiptarë që luftonin për t’i dhënë fund sundimit të Beogradit mbi Kosovën. “Gjithashtu dëmshpërblimet e luftës për të gjitha shkatërrimet që shkaktoi Serbia në Kosovë, dhe jo vetëm gjatë luftës, por që nga viti 1989, kur Millosheviçi erdhi në pushtet dhe udhëhoqi një sistem të ngjashëm me aparteidin në vendin tonë”, thotë ajo “Dhe së fundmi drejtësia, e cila është një parakusht për paqen”, shtoi Osmani, transmeton FrontOnline.

    Ajo thotë se udhëheqësit e Kosovës tani po analizojnë historinë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE me Serbinë, në mënyrë që të përgatisin negociatat e ardhshme drejt përmirësimit të jetës së njerëzve të Kosovës dhe sigurimit të “komponentit kryesor” – njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe kufijve të tyre aktualë. “Nuk ka asnjë çmim dhe asnjë presion që do të na bëjë të heqim dorë ose të dorëzohemi në lidhje me ato parime … Ne do të ulemi në atë tryezë [me Serbinë] pikërisht në mënyrë që të mund të shohim në sytë e tyre, në mënyrë që ata të kërkojnë falje për krimet e kryera”, thotë ajo.

    Ajo është e bindur se ato krime, të cilat ajo i përshkruan si “përtej imagjinatës njerëzore”, përbëjnë jo vetëm spastrim etnik, por gjenocid: “Vullneti dhe synimi i Serbisë për shfarosjen, për të shkatërruar një popull bazuar në kombësinë e tyre, ishte i qartë. Kështu që ne do të përgatitemi si një vend për një rast gjenocidi kundër Serbisë sa më shpejt që të jemi gati për atë, ligjërisht dhe sa i përket dëshmive. Dëshmitarët, shumica e tyre janë ende gjallë, dhe provat janë atje dhe është e qartë”, tha ajo.

    Osmani nuk thotë se cila gjykatë mund të gjykojë një rast të tillë dhe ekspertët ligjorë vërejnë vështirësinë e të provuarit se një shtet ka kryer gjenocid. Një gjykatë ndërkombëtare dënoi zyrtarët ushtarakë dhe politikë serbë të Bosnjës për kryerjen e gjenocidit kundër myslimanëve boshnjakë në Srebrenica në 1995, por gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara vendosi që ndërsa Serbia kishte dështuar në detyrën e saj për të parandaluar gjenocidin atje, ajo nuk ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për masakrën./FrontOnline/

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.