×
  • Lajme
  • Lajme

     Osmani së bashku me Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë    vizitojnë Qendrën për Imunizim në Ulpianë

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, sot e vizituan Qendrën për Imunizim, e cila ndodhet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ulpianë, raporton FrontOnline.

    Gjatë vizitës, Osmani tha se programi i imunizimit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë fëmijëve në Kosovë.

    “Jam mirënjohëse për punën e palodhshme të të gjithë punëtorëve shëndetësorë për t’i përmbushur nevojat e prindërve dhe për të ofruar shërbime themelore shëndetësore për të gjithë fëmijët gjatë kësaj kohe të vështirë. I inkurajoj prindërit t’i imunizojnë rregullisht dhe plotësisht fëmijët e tyre”, ka thënë Osmani.

    Shumë vende nëpër botë e kanë suspenduar programin e imunizimit për shkak të COVID-19, duke përfshirë edhe Kosovën. Megjithatë, në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, programi i imunizimit ka filluar dhe janë vendosur edhe tenda për imunzim në tërë Kosovën. Mijëra fëmijë janë vaksinuar dhe mbrojtur nga sëmundjet brenda pak ditësh.

    Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se përderisa nuk ka vaksinë kundër COVID-19, ka vaksina efektive kundër shumë sëmundjeve të tjera të rrezikshme, si fruthi, difteria dhe të tjera, që lehtësisht mund ta mbysin një fëmijë.

    “Është e rëndësishme që prindërit në Kosovë të vazhdojnë së vaksinuari fëmijët në përputhje me orarin e vaksinimit edhe gjatë pandemisë. Ne do të vazhdojmë së përkrahuri institucionet shëndetësore duke i mbajtur punëtorët shëndetësorë dhe komunitetin të sigurt duke siguruar pajisje personale të mbrojtjes për punëtorët shëndetësorë”, ka theksuar Sahin.

    Vaksinat shpëtojnë deri në 3 milion jetë çdo vit, duke i mbrojtur fëmijët nga sëmundje vdekjeprurëse, me infeksion të lartë si fruthi, pneumonia, kolera dhe difteria. Imunizimi është ndërhyrja me koston më të ulët për shëndetin e fëmijëve.

    Kosova është përfshirë në procesin e imunizimit në masën 90 për qind. 70 për qind e fëmijëve nën moshën 3 vjeçare janë të imunizuar plotësisht (që kanë marrë vaksinat e rekomanduara sipas orarit të imunizimit). 30 për qind nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë plotësisht të imunizuar.

    Për t’i mbështetur komunitetet e margjinalizuara, UNICEF-i së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë e zbaton programin e vizitave nëpër shtëpi, në të cilin çdo përfshihen 16,000 familje në tërë Kosovën. Programi i vizitave në shtëpi ofron shërbime si promovimi i gjidhënies, imunizimi dhe këshilla për prindërim më të mirë që është financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

    Për të siguruar cilësi të vaksinave të dhëna, UNICEF-i është në proces të mbështetjes së MSH-së për ta fuqizuar sistemin e zingjirit të ftohtë të vaksinave.

    Vaksinat janë mjete të sigurta dhe efektive që shpëtojnë jetë për ta parandaluar përhapjen e sëmundjeve!

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.