×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Rimëkëmbja ekonomike e plotë vetëm atëherë kur përkrahen prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Dr. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Mimoza Kusari Lila, priti sot në takim përfaqësuesit e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore.

    Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet mbi sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar bizneset kosovare, si dhe të identifikohen mundësitë, instrumentet dhe politikat për t’i mbështetur ata në mënyrë të qëndrueshme.

    Kryetarja Osmani tha se rimëkëmbja ekonomike është e plotë vetëm atëherë kur identifikohen instrumentet e duhura për të mbështetur prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore.

    “Kur aktiviteti i tyre është stabil, po aq stabile është edhe ekonomia, ngaqë kjo përkthehet në vende të reja të punës, në vende të ruajtura të punës si dhe në zgjerim të aktivitetit biznesor që përfundimisht mund të rezultojë në eksport drejt vendeve të rajonit dhe të BE-së”, ka thënë zonja Osmani.

    Nga ana e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore u përmend fakti se pandemia i ka dëmtuar rëndë bizneset kosovare me humbje financiare dhe në fuqi punëtore. Ndaj ndihma ndaj bizneseve u tha se duhet të jetë e menjëhershme dhe prioritare në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

    Ditëve në vazhdim, përfaqësuesit e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore do të takohen edhe me grupet parlamentare për t`i prezantuar kërkesat e tyre.​

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.