Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Osmani përmes një albumi fotografish të postuar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka pasur diskutime me liderë nga vende të ndryshme në këtë samit.
Disa me të cilët Osmani shihet duke diskutuar janë me presidenten e Komisionit Evropian, Von Der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky dhe shumë liderë të tjerë.