×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Osmani: Përkushtimi për themelimin e Asociacionit u dha edhe me Marrëveshjen Bazë

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Presidentja Vjosa Osmani në një prononcim për media ka thënë se raporti i Dora Bakojanis, raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës, është pozitiv dhe se përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e KiE.

    Sot do të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis.

    Osmani ka thënë se ajo që pritet që të ndodh sot është procedurë dhe se nuk mund të paragjykojnë rezultatin.

    Ajo ka theksuar se vendi ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim.

    “Raporti tashmë është pozitiv, përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta sikurse të gjithë anëtaret tjerë të KiE. Ajo çfarë do të ndodh sot është procedurë, kjo është një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit e cila është ftuar në mënyrë që ky raport të miratohet dhe pastaj të procedohet për Asamblenë Parlamentare të KiE. Ne nuk mundemi të paragjykojmë rezultatin, kjo është në vullnetin e deputetëve individualë të shteteve që marrin pjesë sot në Komitet. Mirëpo çfarë mund të them është se Kosova ka bërë çfarë do që është pritur nga ajo dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim dhe deputetët e këtyre shteteve ta përkrahin këtë anëtarësim. Në qoftë se sot gjithçka kalon me sukses atëherë në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë Asamblesë Parlamentare të KiE ku edhe në qoftë se i marrim votat e nevojshme aty rekomandohet anëtarwsimi dhe ky rekomandim kalon prapë në Komitetin e Ministrave për muajin maj të këtij viti dhe aty vendoset për anëtarësimin përfundimtar. Janë disa hapa që kanë mbetur por ajo që mund të them është se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar me deputetët e Asamblesë Parlamentare por edhe jemi duke biseduar me shtet veq e veq si presidente në veçanti jam e angazhuar me liderët e shteteve. Presim sot rezultatin shpresë që do të mbështetë kjo kauzë e qytetarëve të Kosovës, të cilët mbesin të vetmit evropianë pa çasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kushdo që është pro të drejtave të njeriut, pro sundimit të ligjit dhe pro demokracisë si tri shtylla kryesore të Evropës i thotë po anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë ajo.

    Osmani ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është kusht për anëtarwsim por jo në këtë fazë në KiE dhe se në raportin e Bakojanis, sipas Osmanit, për asociacionin  flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit.

    “Interpretimet që i jep zonja Bakojanis apo interpretimet që i japin deputetë individualë janë interpretimet e tyre. Mirëpo në qoftë se lexoni letrën e saj në veçanti paragrafi 11-të i raportit e qartëson që kur flitet për asociacionin  flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit. Mos të harrojmë që për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtimi i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, marrëveshjen bazike të 27 shkurtit 2023. Pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i marrëveshjes bazike të viti 2023. Ajo çka është më rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar e ka përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën Kushtetuese, ligjet e Kosovës me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kjo është korniza jonë dhe nuk dalim kurrsesi jashtë saj”, ka thënë ajo./EO

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.Krasniqi thotë se Meja...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi. Rama përmes një video të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kundërshtitë e banorëve të fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.