Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot tek varri i nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta, përcjell Front Online.
“Me përkushtimin e saj të pashoq, me karakterin e urtë por të vendosur, si dhe me qëndresën e hekurt, znj. Kelmendi dha shembullin e gruas së pathyeshme, e cila pavarësisht vështirësive dhe sfidave nuk u dorëzua asnjëher”, ka shkruar mes tjerash Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
Osmani ka theksuar se Nekibe Kelmendi është ndër shembujt më të vyer për sjelljen në politikë, sot e kurdo.
Postimi i plotë i Osmanit: