×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nderon “Heroinat”: Kërkojmë drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu vendosi lule tek memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

    Ajo këtu përmendi kontributin e grave në Kosovë kundër pushtetit serb, organizimit të rezistencës paqësore dhe rezistencës së armatosur, e këtë kontribut Presidentja e quajti historikisht të jashtëzakonshëm.

    “Kontributi i grave në Kosovë ka qenë historikisht i jashtëzakonshëm, për fat të keq jo rrallë herë ky kontribut nuk është përmendur sa duhet e shpeshherë edhe është mohuar duke filluar nga kontributi i tyre në organizimin e protestave kundër pushtetit serb, organizimit të rezistencës paqësore e deri tek rezistenca e armatosur e pastaj pas lufte kontributi i grave në shtet ndërtim që të gjitha duhet të njihen të respektohen e të flitet për kontribut çdo dite”, tha ajo.

    Presidentja që sot mori zyrtarisht detyrën, tha se 22 vite pas luftës mungon drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale, duke shtuar dhimbja e madhe e tyre u shndërrua në forcë dhe në shtytje përpara për shtetin tonë.

    “Asnjë rast deri më tani përkundër faktit që jemi 22 vite pas luftës nuk kemi ku drejtësia është vënë në vend, ku kriminelët që kanë kryer këto krime të llahtarshme kanë dalë para drejtësisë, prandaj ajo çka i duhet më së shumti të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës është drejtësia sepse pa drejtësi nuk do të mund të ecet përpara sepse padrejtësi nuk do të jemi të suksesshëm as në luftimin e paragjykimeve, por për këtë kontributin tonë gjithsecili dhe institucionet tona duhet të jenë shembull në trajtimin në mbështetjen e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe të jemi pranë gjithë atyre që kanë përjetuar ferrin që në ndërkohë u shndërrua në simbol të forcës duke dhënë kështu një shembull të jashtëzakonshëm ku dhimbja e madhe shndërrohet në forcë dhe në shtytje përpara për shtetin tonë”, tha ajo.

    Tek parku heroinat dolën edhe qytetarë të shumtë të cilët uronin dhe bënin fotografi me Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.

    Memoriali “Heroinat” simbolizon rreth 20 mijë gra e burra të cilët kanë qenë viktima dhe janë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.