×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani merr pjesë në forumin ndërkombëtar të liderëve me ftesë të NDI

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Me ftesë të Institutit Nacional për Demokraci (NDI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, i cili sivjet u organizua virtualisht për shkak të pandemisë COVID-19.

    Ky forum ndërkombëtar po organizohet përgjatë javës së Konventës së Partisë Demokratike, nga 17-21 gusht.

    Gjatë këtyre ditëve, kur janë ftuar liderë institucionesh e partish politike nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësve u drejtohen figura të rëndësishme të politikës amerikane, gazetarë, ekspertë e komentatorë, për të diskutuar tema të zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.

    Sivjet, temat kanë përfshirë rolin e SHBA-ve në politikën e jashtme, avancimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, mbrojtjen e demokracisë nga dezinformatat etj.

    NDI fton liderë ndërkombëtarë për këtë forum që nga viti 1984. Sivjet forumi është hapur nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, e cila njëkohësisht e udhëheq NDI.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka falënderuar Institutin Nacional për Demokraci dhe presidentin e saj, Derek Mitchell, për ftesën, si dhe ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti rolin kyç që ka luajtur NDI në avancimin e demokracisë në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami replikojnë në distancë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, deputeti...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...
    Lajme25 Nëntor 2024
    629 mijë euro janë investuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Bibliotekën e Shtimes. Kështu ka bërë të ditur kryeministri...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare te Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.