×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton të rënët në Rakoc e Lagje të Re

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar të rënët në Rakoc dhe Lagje të Re, 22 vite më parë.

    Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se pjesëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” e deshën lirinë dhe u flijuan për të.

    “22-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb ia mësynë Rakocit dhe Lagjes së Re në Kaçanik. Në Betejën e 9 prillit të vitit 1999 për mbrojtjen e pragut të shtëpisë ranë 28 dëshmore e dëshmorë dhe 32 martirë. Pjesëtarë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të UÇK-së, e deshën lirinë dhe u flijuan për të. Sakrifica e tyre është testament historie për rrugën deri te liria. Sot i kujtojmë me nder e respekt gjithë ato gra e burra, të cilët janë shtyllë e fuqishme e lirisë, pavarësisë dhe e shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

    “Përveç tjerash, Beteja e 9 Prillit dëshmoi edhe për guximin dhe kontributin e grave për lirinë e vendit. Në altarin e lirisë, këtë ditë ranë: Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmoret, dëshmorët e martirët”, tha Osmani.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.