×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes.

    Osmani u shpreh se masakrat ishin strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve.

    “Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik”, ka shkruar presidentja në Facebook.

    “25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra”.

    Osmani përmendi edhe dëshmitarët e këtij akti, ku sipas saj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë.

    “Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë”.

    “Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi!”.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Komisioni për Mbiqkyrjen e Financave Publike ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj Projekt-rezolutën për Autoritetin e konkurrencës, sipas disa rekomandimeve, shkruan Front...
    Lajme16 Maj 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e SHBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ia ka shprehur shqetësimet për kontratat e reja...
    Lajme16 Maj 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draftstatut për...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se veprimi i  bërë nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga MPJD rreth draft-statutit të Asociacionit...
    Lajme16 Maj 2024
    Në Prishtinë është arrestuar një i mitur tek i cili policia ka gjetur dhe sekuestruar substance narkotike. Bëhet e ditur se ai...
    Lajme16 Maj 2024
    Preidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar takime për anëtarësimin e Kosovës në KiE. E para e vendit, sot është takuar...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag për 75 vjetorin e Këshillit të Europës, ka përmendur edhe kërkesën e Kosovës...
    Lajme16 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve Skender dhe Albion Tasholli (secilit veç e veç), të...
    Vip16 Maj 2024
    Françeska ka habitur banorët dhe publikun me një deklaratë të bërë në mesnatë. Ajo është shprehur se Jul Deda njihet me babain...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.