×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton Masakrën e Dyzit: Krimet nuk vjetrohen, kriminelët të marrin dënimin e merituar

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë e burra.

    E para e vendit u shpreh se kriminelët e të gjitha viktimave të ekzekutuara duhet të marrin dënimin e merituar dhe se nuk do të ndalet kurrë kërkimi i drejtësisë për ta.

    “Më 18 prill të vitit 1999-s, në fshatin Dyz të Podujevës ndodhi masakra më e madhe në rajonin e Llapit”, ka shkruar presidenca në Facebook.

    “25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen njërën ndër krimet më makabre, në fshatin Dyz të Podujevës ku torturuan mizorisht dhe ekzekutuan 70 burra, gra dhe fëmijë”.

    “Duke kujtuar e nderuar me përulësi të gjithë viktimat e masakrës së Dyzit dhe të gjitha viktimave të ekzekutuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë, nuk do të ndalemi kurrë duke kërkuar drejtësinë, sepse krimet nuk vjetrohen kurrë dhe kriminelët patjetër duhet të marrin dënimin e merituar”.

    “Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Juventus ka nisur të mendojë që tash për edicionin e ri. Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” kanë siguruar...
    Lajme01 Maj 2024
    Shfaqja “Time”, produksion i Baletit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer me çmimin e parë të festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity&Interpretation”, për koreografinë...
    Lajme01 Maj 2024
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vendi vazhdon të jetë në gjendje jo të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Përderisa të tjerët ditën e lirë e shfrytëzojnë për piknik, më 1 maj punëtorët protestojnë. Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik...
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Bayern Munich në barazimin ndaj Real Madridit 2:2 në sfidën e parë gjysmëfinale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.