×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kosova humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive

    FrontOnline
    22 Shtator 2019

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë si pasojë e aferave korruptive.

    Në Keqekollë, të dielën, ajo ka thënë se pas 6 tetorit “Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë”.

    “Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. Paramendoni sa do të ishim 400 mijë por të investoheshim në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, ka thënë ajo, bën të ditur LDK-ja përmes një njoftimi për media.

    “Të tjerët që ju premtojnë Zvicra dhe kanë parulla kundër korrupsionit, ata janë vetë sinonim i korrupsionit. Të tillët nuk i duhen Gollakut dhe as Kosovës. Ata japin fjalë të mëdha, por kurrë asnjë punë të mirë për Kosovën nuk e kanë bërë. Prandaj nuk meritojnë një shans të dytë”, ka shtuar Osmani.

    Osmani ka thënë se nëse ajo merr qeverinë “s’do të keqpërdoret asnjë cent”.

    “Me fitoren e LDK-së, Kosova do të qeveriset me duar të pastra, nga njerëz të punës dhe pendës, nga njerëz që kanë punuar me nderë. Kosova sot ka një imazh shumë të keq. Kosova sot përfaqësohet nga njerëz që kanë shkatërruar miqësitë, të cilat me shumë mund i ka ndërtuar presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova”, tha Osmani./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.