×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare

    22 vjetori i Betejës së Koshares i bëri bashkë tre krerët institucionalë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. Të tre vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e vendit dhe thanë që themelet e shtetësisë burojnë edhe në këtë vend.

    E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se është borxh i institucioneve që sakrificën sublime të dëshmorëve ta shndërrojnë në forcim të shtetit.

    Osmani: Ata që ranë në Betejën e Koshares ndërtuan bazamentin e shtetit

    “Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, prandaj edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht. Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”, tha ajo.

    Luftën e ashpër në këtë betejë e përkujtoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se shembja e kufirit tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një.

    Konjufca: Beteja e Koshares njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së

    “Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një”, tha ai.

    Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi e historisë së Kosovës.

    Kurti: 9 prilli i Koshares dëshmi e historisë së Kosovës

    “Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo edhe 9 vite para këtij e kemi 9 prillin e Koshares që është përplot gjak të derdhur të dëshmorëve që janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe krenare, por edhe çmimit të madh që e kemi paguar për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë e vendit tonë dhe përparimin e të gjithëve. Dëshmorët nuk kanë nevojë për neve, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësi institucionale për fëmijët”, tha ai.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Lajme08 Tetor 2024
    Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.