×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Kurti pajtohen për bashkërendim të forcave për sigurimin e vaksinave COVID-19

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti me një pjesët të ministrave të kabinetit qeveritar.

    Siç bëhet e ditur për media, Osmani ka diskutuar me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

    “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare. Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Në takim ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka njoftuar se është takuar në një darkë pune me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Të tjera
    Sport11 Tetor 2024
    Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, Manchester United do të ketë mundësinë të sigurojë lojtarët më të mirë për marrëveshjet para-kontraktuale....
    Lajme11 Tetor 2024
    Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar rritjen e shumës së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij. Në reagimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.