×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Stjernvall diskutuan për dialogun dhe bashkëpunimin e ndërsjellë

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

    Ajo tha se e çmon lart kontributin e Finlandës në procesin e pavarësimit dhe të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Me këtë rast, ajo e kujtoi kontributin e kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, pastaj të të deleguarit special të udhëheqësit të OKB-së për Kosovën, Kai Eides dhe të tjerëve, raporton “Front Online”..

    Me ambasadoren Stjernvall kryetarja Osmani diskutoi procesin e dialogut të ardhshëm, si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

    Sa i takon dialogut, kryetarja Osmani e njoftoi ambasadoren Stjernvall me qëndrimin e saj për një proces të mirëfilltë të dialogut, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke, si dhe me parime që respektojnë integritetin tërritorial të vendit tonë.

    “Ne duam normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, por kërkojmë që ai të jetë i strukturuar mirë dhe i bazuar në parime të qarta. Dialogu duhet ta përfillë kontekstin e raporteve mes dy vendeve tona”, tha znj. Osmani.

    Në anën tjetër, ambasadorja Stjernvall shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo shprehu po kështu gatishmërinë e vendit të saj për t’i mbështetur institucionet në përgatitjen për procesin e dialogut. Po ashtu, ambasadorja shprehu vullnetin e saj që ta vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kuvendin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.