×
  • Tenderët
  • Tenderët

    OSHP-ja i reagon kryetarit të OEK-ut

    FrontOnline
    24 Shkurt 2020

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), i ka reaguar kryetarit të Odës Ekonomike (OEK),  ku thuhet se ka publikuar informacione të rreme dhe pa bazë, shkruan “Front Online”.

    Siç thuhet në kumtesën nga OSHP-ja,  se OEK duhet ta analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë Kosovare.

    ”Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në kundërshtim të plotë me misionin dhe mandatin e Odës Ekonomike të Kosovës, ka publikuar informacione të rreme, pa bazë dhe me qëllim që përmes presionit publik të ndikojë në vendimmarrjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP-së) lidhur me lëndë të caktuara që janë në punë. OShP i rikujton se, i njëjti para se të marr rolin e gjykatësit publik, gardianit apo mbikëqyrësit të OShP-së, në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, Ai është Kryetari i OEK-së dhe mandati i tij është udhëheqja e saj dhe assesi i OShP-së”, thuhet në njoftimin e OSHP-së.

    I njëjti duhet ta kuptoj se OEK analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë Kosovare. OEK kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, po ashtu me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane.

    Mandati i tij nuk është të promovoj biznese të caktuara e duke dëmtuar të tjera, sikurse në rastin e komentimit të vendimeve apo proceseve që janë në procedure e sipër në OShP. I njëjti duhet të ketë qasje të njëjtë për të gjitha bizneset apo operatorët ekonomikë në Kosovë. Është amatoreske, joprofesionale, e kundërligjshme dhe selektive që Kryetari i OEK-së përmes komentimit të rasteve në Kosovë të tregoj hapur se i njëjti përkrah biznese të caktuara në dëm të bizneseve tjera. Për më tepër qasja e tij se nëse OShP nuk vendos në favor të një biznesi të caktuar, edhe me kushtin që, Ne të shkelim ligjin dhe procedurat, është ndërhyrje në pavarësinë tonë, ndikim i jashtëm dhe korrupsion publik i hapur. Për më tepër që është investim i huaj i njëjti nuk duhet të përdor këtë qasje të kundërligjshme dhe jo profesionale.

    Tërheqja e investimeve te huaja, parimisht vjen si rezultat i klimës biznesore të ndërtuar në Kosovë dhe Politikave Ekonomike të vendit, dhe OSHP nuk ka kurrfarë implikimi në këtë proces.

    Kryetari i OEK nuk mundet që të promovoj bizneset apo investimet e huaja duke kërkuar qe Ne të vendosim në favor të tyre duke shkelur ligjin dhe procedurat gjithashtu duke diskriminuar bizneset vendore. I rikujtojmë Kryetarit te OEK-së se para ligjit të gjitha bizneset janë të barabarta, pasi qe në çdo procedurë të ankimimit kemi në OE të rekomanduar për Kontratë nga Autoriteti Kontraktues dhe një apo më shumë Operator/ë ankues për te njëjtin aktivitet dhe OShP vetëm i shqyrton pretendimet ankimore të Operatorëve ankues.

    OSHP edhe në të kaluarën është përballur me presione nga më të ndryshmet nga individ te caktuar duke vënë në rrezik mirëqenien personale dhe profesionale të Bordit, por edhe tani vazhdimisht po përballet, duke përfshirë edhe nga Institucionet Shtetërore siç janë Policia e Prokuroria, ku një qasje çfarë po ndiqet ndaj OShP-së ishte kritikuar dhe kritikohet çdo vjet edhe nga Komisioni Evropian përmes Raporteve të Progresit. Ligji për Prokurimin Publik përcakton se asnjë person ose zyrtar publik nuk mund të ushtrojë ose të përpiqet të ushtrojë ndikim politik ose ndikim të paligjshëm në OShP apo ndonjë punonjësi të tij për ndonjë vendim. Institucionet shtetërore nuk munden dhe nuk duhet të lejojnë që të luhet më integritetin e institucionit të OShP-së. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit. Ajo...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani përmes një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë të ditur...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Sikur çdo të enjte tjetër edhe sonte duke filluar nga ora 21:00, ‘Vëllai i Madh’ vë banorët e nominuarit përballë njëri-tjetrit në...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Kurti tha se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëruar mekanizmat ligjor që sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Kosova duhet të krenohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.